Manastirliu: Program kombëtar trajnimi për mësuesit, buxheti 2024 rrit pagat

Manastirliu po vijon turin e dëgjesave “Flasim për Arsimin” me mësues, nxënës e prindër, për të marrë sugjerime për përmirësimin e sistemit mësimor.


Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zhvilloi një bashkëbisedim me mësuesit e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, në vijim të turit të dëgjesave me mësues, prindër dhe nxënës.

Në fjalën e saj, Manastirliu theksoi se “kemi prioritet ngritjen dhe aplikimin e një programi kombëtar për trajnimin e mësuesve në shkenca dhe në teknologji, për të rritur nivelin profesional të tyre”.

Sipas saj, “Programi Kombëtar i Trajnimit të Mësuesve do të jetë me dy faza”.

“Është një platformë, e cila do të përfshijë në fazën e parë të këtij procesi, mësuesit e shkencave dhe mësuesit e TIK, më pas ky program kombëtar do të zhvillohet edhe në
lëndët që janë prioritet absolut, si gjuhë-letërsia dhe lëndë të tjera”, – theksoi Manastirliu nga gjimnazi “Petro Nini Luarasi”.

Gjatë këtij takimi, Manastirliu dha lajmin e mirë për të gjithë mësuesit e arsimit parauniversitar, të cilët do të kenë rritje domethënëse të pagave me buxhetin e ri.

“Në të gjithë nivelet e arsimit parauniversitar, për vitin 2024 do të kemi rritje të pagave për mësuesit. Tashmë jemi zotuar në këtë angazhim 2-vjeçar në reformën e rritjes së pagave për të gjithë profesionistët, sepse ju meritoni shumë dhe vlerësimi ynë për ju do të jetë maksimal përgjatë vitit 2024 me buxhetin e ri”, – deklaroi Manastirliu.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit u ndal edhe tek administrimi i procesit të Maturës Shtetërore, duke folur për vëmendje të shtuar në përgatitjen konkrete të nxënësve, për të arritur rezultate të larta në provimet e Maturës Shtetërore.

Ajo tha se testet paraprake të maturës do të fillojnë që në muajin dhjetor, duke vendosur theksin tek rezultatet e provimeve, të cilat do të jenë vendimtare për hyrjen dhe pranimin e nxënësve në universitete.

Mësuesit e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në takim me Ministren ndanë disa ide mbi përmirësimin e kurrikulave, zgjerimin e bazës didaktike në shkolla, rritjen e aksesit në teknologji, orientimin e nxënësve drejt arsimit profesional dhe mbështetjen e tyre për rritjen e pagave dhe rritjen profesionale nëpërmjet trajnimeve.

Manastirliu po vijon turin e dëgjesave “Flasim për Arsimin” me mësues, nxënës e prindër, për të marrë sugjerime për përmirësimin e sistemit mësimor.

(Marrë nga ATSH)

“CN Traveller”: Tirana dhe Berati mes qyteteve më të lira evropiane për të kaluar pushimet

Shtëpitë e paharrueshme osmane të bardha të Beratit janë krejtësisht unike në ekzistencën e tyre kolektive dhe ndikimin vizual.

Global 360

Baku Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026

Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit, është emëruar Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026 nga Federata Evropiane e Kryeqyteteve dhe Qyteteve…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

“CN Traveller”: Tirana dhe Berati mes qyteteve më të lira evropiane për të kaluar pushimet

Shtëpitë e paharrueshme osmane të bardha të Beratit janë krejtësisht unike në ekzistencën e tyre kolektive dhe ndikimin vizual.