Ambasadori Petrit Malaj i dorëzon letrat kredenciale Presidentes së Kosovës

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj i dorëzoi letrat kredenciale Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.


Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj i dorëzoi letrat kredenciale Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ambasadori Malaj e cilësoi një privilegj përfaqësimin e Shqipërisë në Kosovë, ndërsa i shprehu mbështetjen e plotë Presidentes Osmani.

“I shpreha Presidentes Osmani mbështetjen e plotë. Është privilegj për mua të përfaqësoj Republikën e Shqipërisë në detyrën e ambasadorit në Republikën e Kosovës. Por njëkohësisht është një sfidë e madhe për të cilën do punoj intensivisht për ta realizuar me nder e dinjitet, gjithmonë në dobi të shqiptarëve”, theksoi Malaj.

Njëkohësisht Malaj bëri të ditur se në takimin e zhvilluar me Presidenten Osmani ishte informuar mbi zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Të dy u pajtuam për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të dyanshëm dhe shtruam nevojën e zbatimit të marrëveshjeve ndërshtetërore të nënshkruara deri më sot”, deklaroi Malaj.

Presidentja Osmani, njoftoi Presidenca pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri, Petrit Malaj dhe i shprehu atij besimin se gjatë mandatit të tij do të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale në mes të dy shteteve simotra.

Sipas Presidentes Osmani, bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, sidomos në unifikimin e politikës së jashtme mbetet prioritet.

“Fuqizimi i vazhdueshëm i koordinimit diplomatik është interes jo vetëm i shteteve tona, por edhe i rajonit në tërësi”, deklaroi Osmani.

Më tej, në takim me ambasadorin Malaj, Osmani tha se Kosova pret që Shqipëria të jetë zë i Kosovës në mekanizmat dhe organizatat ndërkombëtare në të cilat aktualisht shteti ynë nuk ka përfaqësim.

Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet me patjetër

Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se Shqipëria duhet të vazhdojë zgjerimin e sistemit të aviacionit civil për t’iu…

Global 360

SHBA-ja dhe Irani shpallin marrëveshje kornizë për paqen, pritet rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Shqipëria dhe Spanja një partneritet europian

40-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Spanjës dhe Shqipërisë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet me patjetër

Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se Shqipëria duhet të vazhdojë zgjerimin e sistemit të aviacionit civil për t’iu…