Muzhaqi: Panair pune në çdo qark për informimin e të rinjve

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi në kuadër të nismës “Panair në çdo qark”, ka organizuar ditën e sotme panairin për edukim, trajnim dhe punësim në qytetin e Vlorës.


Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi në kuadër të nismës “Panair në çdo qark”, ka organizuar ditën e sotme panairin për edukim, trajnim dhe punësim në qytetin e Vlorës.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin kryetari i Bashkisë, Ermal Dredha dhe më shumë se 30 aktorë që ofrojnë shërbime për të rinjtë.

Muzhaqi vlerësoi pozitivisht angazhimin e të rinjve në këtë panair, në mënyrë që secili prej tyre të merrte më të mirën për zhvillim e tyre personal, akademik dhe profesional.

“Përveç prezantimit me projektet kombëtare që po zbatojmë për të rinjtë, si Programi i Kodimit, Programi Kombëtar i Praktikave të Punës dhe Garancia Rinore që do të implementojmë së shpejti, ne sot kemi pranë nesh edhe aktorë lokal që secili prej jush të informohet për mundësi reale edukimi, trajnimi dhe punësimi” tha Muzhaqi.

Ministrja tha se ky aktivitet është pjesë e një liste të gjatë nismash që po ndërmerren në çdo qark me qëllim informimin e të rinjve për mundësitë që ekzistojnë. (ATSH)

Spiropali takon Thaçin në Hagë: Procesi të sjellë drejtësi historike, jo padrejtësi

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali takon Thaçin në Hagë: Procesi të sjellë drejtësi historike, jo padrejtësi

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në…