Mete: Ekonomia ecuri pozitive, të ardhurat rritje me 51 miliardë lekë

Të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit gjatë 9-mujorit të këtij viti rezultojnë 477.25 miliardë lekë.


Të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit gjatë 9-mujorit të këtij viti rezultojnë 477.25 miliardë lekë.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete bëri të ditur sot ekonomia po vijon ecurinë pozitive dhe se të ardhurat janë 51 miliardë lekë më të larta, krahasuar me 9-mujorin e vitit 2022.

“Ekonomia vijon ecurinë pozitive. Të ardhurat totale për 9-mujorin e vitit 2023 u realizuan në masën 477.25 miliardë lekë, ose 101.5 % e planit të të njëjtës periudhë. Krahasuar me një vit më parë, të ardhurat janë rritur me 51 miliardë lekë, ose 12 % më shumë”, u shpreh ai.

Raporti i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë mbi treguesit paraprakë tregon se të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 44.9 miliardë lekë, 11 miliardë lekë, ose 32.4 % më shumë se 9-mujori 2022, si dhe 9.4 miliardë lekë, ose 26.5 % më shumë se plani i 9-mujorit të vitit 2023 për Tatimin mbi Fitimin.

Sipas raportit, shpenzimet e përgjithshme publike, për 9-mujorin e vitit 2023, arritën në rreth 425.65 miliardë lekë, me një realizim në 92.2 % të planit të së njëjtës periudhë.

Krahasuar me vitin 2022 shpenzimet e përgjithshme publike rezultojnë 3.8 % më të larta ose rreth 15.7 miliardë lekë më shumë.

Niveli i sufiçitit për periudhën 9-mujore të vitit 2023 rezultoi në rreth 51.6 miliardë lekë, nga rreth 8.5 miliardë lekë suficit i planifikuar.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, niveli i sufiçitit rezultonte në masën prej rreth 16.29 miliardë lekë.

Ushtria amerikane trajnon Forcat Ajrore Shqiptare për fikjen ajrore të zjarreve

Në fokus të stërvitjeve, të zhvilluara në Bazën Ajrore të Farkës, është përmirësimi i reagimit ndaj zjarreve, përfshirë edhe përdorimin…

Global 360

Negociatorët e SHBA-së dhe BE-së diskutojnë tarifat tregtare

Negociatorët tregtarë të SHBA-së dhe BE-së kane nisur sot në Paris – negociatat për një zgjidhje të mosmarrëveshjes së tensionuar…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Ushtria amerikane trajnon Forcat Ajrore Shqiptare për fikjen ajrore të zjarreve

Në fokus të stërvitjeve, të zhvilluara në Bazën Ajrore të Farkës, është përmirësimi i reagimit ndaj zjarreve, përfshirë edhe përdorimin…