Rama: Samiti u mbyll me diskutime të frytshme

Në konferencën përmbyllëse të Samitit të Berlinit në vendin tonë, kryeministri Edi Rama u shpreh se kjo ditë shkoi përtej çdo parashikimi, në mënyrë pozitive.


Në konferencën përmbyllëse të Samitit të Berlinit në vendin tonë, kryeministri Edi Rama u shpreh se kjo ditë shkoi përtej çdo parashikimi, në mënyrë pozitive.

I pozicionuar në qendër të dy liderëve evropianë, Von der Leyen dhe Scholz, Rama shprehu mirënjohjen e madhe ndaj tyre, duke theksuar se në këto kohë të vështira për kontinentin është thelluar miqësia e bashkëpunimi mes vendeve.

“I jam mirënjohës Zotit dhe BE-së që u siguruan që kjo ditë të niste me një diell të mrekullueshëm dhe të mbyllej me një fllad të këndshëm. Samiti u mbyll me diskutime mjaft të frytshme, me shkëmbime vërtet të hapura dhe një ndjenjë të vërtetë miqësie. Nuk do gjeja dot kurrë fjalët e duhura për të falenderuar kancelarin që në mënyrë kaq të hijshme ishte i hapur për ta sjellë procesin në Tiranë dhe nuk do gjeja fjalët e nevojshme për të falenderuar Presidenten e Komisionit për planin e BE për Ballkanin Perëndimor. Ky është një moment i vështirë për çdokënd për shkak të krizave të njëpasnjëshme për të gjithë ne, qoftë Europë me B apo Europë pa B.

Në të njëjtën kohë, është farkëtuar miqësia jonë, bashkëpunimi jonë dhe falë udhëheqjes së BE ajo çfarë ka ndodhur është shfrytëzuar për të parë më parë me besim të madh te Ballkani Perëndimor. Këta dy gjermanë krah meje kanë orare, afate, avionë për të marrë e gjëra për të bërë kështu që nuk dua të marr nga koha e tyre sepse nuk ndodh çdo ditë që të kemi nderin t’i presim. Jam i sigurt se ajo që do thonë ata janë më të rëndësishme se ajo që do them unë, jam i gatshëm për pyetje nëse më drejtohen. Kancelarë pranoni shprehjen e mirënjohjes time për gjithcka po bëni për ne, jeni një fuqi mbresëlënëse që këmbëngulni për t’i shtyrë BE dhe BP për të qenë më afër me njëri-tjetrin”, deklaroi Rama./tvklan.al

Lexo më shumë nga

Rama: “Prania Besnike”, eksperiencë ndryshe në politikë

“Prania Besnike”, një proces takimesh me qytetarët që ka në fokus dëgjimin e drejtpërdrejtë të problematikave, kërkesave dhe propozimeve të…

Global 360

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: “Prania Besnike”, eksperiencë ndryshe në politikë

“Prania Besnike”, një proces takimesh me qytetarët që ka në fokus dëgjimin e drejtpërdrejtë të problematikave, kërkesave dhe propozimeve të…