E dashur shkolla shqipe “Ibrahim Kodra” në Itali!

Përshëndetje me rastin e hapjes se shkollës shqipe “Ibrahim Kodra” në Rozzano, Milano.


Nga Lumo Kolleshi

Përshëndetje me rastin e hapjes se shkollës shqipe “Ibrahim Kodra” në Rozzano, Milano.

Të dashur bashkatdhetarë.

Jam Lumo Kolleshi,i porsaardhur nga atdheu,duke lënë atje një jetë tërë në mësimin e gjuhës shqipe dhe letërsisë të shumë e shumë brezave.Po vij të bëhem pak italian edhe unë,por ftesa e sotme nga organizatorët,tingujt e hymnit tonë të mrekullueshëm,u thirrën arterieve të gjakut tim: të mos harrojmë nga vijmë,të mos harrojmë se jemi shqiptarë.

Ju sot keni vendosur për të hapur shkollën shqipe këtu ku jetoi e ndërroi jetën e vet piktori me famë,shqiptari Ibrahim Kodra.

Dhe është mëse bukur ta pagëzoni këtë shkollë me emrin e tij.

Në kujtimet e veta ai tregon si i lindi ëndrra për pikturën,një ëndërr që i ka rrënjët në Ishmin tonë dhe,përmes këtyre kujtimeve ai na mëon edhe sot,se me vullnet,këngulje dhe dashuri arrihet edhe e pamundura.

Ja pikërisht sot ju po bëni të mundur hapjen e shkollës shqipe.Me këtë gjuhë do të jenë të lumtur fëmijë tuaj që i shikoj sot këtu,ta trashëgojmë hyjnoren tonë nëpër breza.

Sot jam i ftuar si mësues dhe shkrimtar dhe është një privilegj që më bëhet.

Të jesh nga vendlindja e Naim Frashërit,në çdo cep të globit që mund të të hedhë jeta,vargjet e tij për gjuhën shqipe do të kumbojnë si një kambanë pë çdo shqiptar: “Gjuha jonë sa e mirë/Sa shije ka dhe hije,/Ç’e bukur dhe e lirë/Si gjuhë perëndije.

“Prandaj e kemi obligim e mision që ta ruajmë dhe përcjellim nëpër breza te çdo familje shqiptare në mërgim,edhe te ata fëmijë,prindrit e të cilëve njëri është shqiptar e tjetri është italian.

Mos e merrni për turp,por kjo është dhe mbetet pjesë e krenarisë,madje dhe brezat do t’jua dinë për nder një ndërmarrje të tillë.

Ju falenderoj që më bëtë pjesë të këtij gëzimi dhe uroj që t’ju ndjekë mbarësia ju dhe familjet tuaja e bashkë me të gjuhën tonë të bukur shqipe.

Ju faleminderit!
Rozzano (Mi),më 24.09.2023

Ibrahimaj: Brenda korrikut përmbyllen 9 ligje për harmonizimin e shoqërive tregtare me BE-në

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se Këshilli i Ministrave miratoi tre projektligje të rëndësishme në kuadër…

Global 360

SHBA-ja dhe Irani shpallin marrëveshje kornizë për paqen, pritet rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Shqipëria dhe Spanja një partneritet europian

40-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Spanjës dhe Shqipërisë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Brenda korrikut përmbyllen 9 ligje për harmonizimin e shoqërive tregtare me BE-në

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se Këshilli i Ministrave miratoi tre projektligje të rëndësishme në kuadër…