Denaj në Bruksel: Standarde europiane në mbështetje të fermerëve dhe agropërpunimit

Shqipëria është në bashkëpunim të plotë me Bashkimin Europian në hartimin e politikave publike në shërbim të zhvillimit rural.


Shqipëria është në bashkëpunim të plotë me Bashkimin Europian në hartimin e politikave publike në shërbim të zhvillimit rural.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, me strukturat e Komisionit Evropian, zhvilloi një takim edhe me drejtuesit e DG AGRI (Drejtoria e Përgjithshme për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural) në Komisionin Europian, ku shprehu objektivin ambicioz të qeverisë për zhvillimin e një bujqësie të qëndrueshme, sipas standardeve europiane.

“Gjatë vizitës në Bruksel me strukturat e Komisionit Evropian, me zv.ministrat Adela Xhemali dhe Enio Civici, zhvilluam një takim me drejtuesit e DG AGRI, dhe Drejtorisë së Përgjithshme për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, ku diskutuam politikat publike në shërbim të zhvillimit rural”, tha ministrja Denaj.

Ministrja theksoi se fokus është zbatimi i politikave të integrimit europian dhe programeve të zhvillimit bujqësor dhe rural, me qëllim arritjen e objektivave strategjikë kombëtarë për arritjen e standardeve europiane në mbështetje të fermerëve dhe ndërmarrjeve agropërpunuese.

Denaj vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi me të gjitha strukturat e BE, teksa theksoi se, “Shqipëria po ndjek dhe përfiton nga eksperienca e vendeve që kanë kaluar procesin e anëtarësimit përpara vendin tonë”.

“Mbetemi të angazhuar në përmbushjen e të gjitha kritereve në procesin e negociatave, ku partnerët kanë një rol të rëndësishëm”, deklaroi ministrja Denaj.

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.