Rama: Do të shfrytëzojmë takimin që Rusia të pranojë marrëveshjen për grurin

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediet para nisjes së Debatit të Hapur të Nivelit të lartë në Këshillin e Sigurimit, ku për të dytën herë Shqipëria mban Presidencën


Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediet para nisjes së Debatit të Hapur të Nivelit të lartë në Këshillin e Sigurimit, ku për të dytën herë Shqipëria mban Presidencën, theksoi se “duhet të kundërshtojmë atë mesazh të shtrembëruar që kërkon të justifikojë shtrembërimin dhe aneksimin. Të mbrojmë Ukrainën sot, përçon mesazhin më të mirë për këdo. Do ta shfrytëzojmë këtë takim për të bërë Rusinë të rinisë nismën për marrëveshjen e grurit në Detin e Zi, që po thellon urinë në botë”.

Rama tha se “pas pak minutash Këshilli i Sigurimit do të mbajë debatin e parë të hapur të nivelit të lartë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare përmes respektimit të qëllimeve dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara në kontekstin e luftës në Ukrainë. Një luftë e paprovokuar, e padrejtë, e pajustifikuar, me zgjedhje, ka sjellë një konflikt vdekjeprurës e kohëgjatë në zemër të Europës. Ai nuk ka sjellë asgjë të mirë përveçse vdekjes, shkatërrimit dhe mjerimit, për Ukrainën, popullin e saj, por jo vetëm për ta”.

“Siç jeni të gjithë të vetëdijshëm efektet e dëmshme të luftës nuk kufizohen vetëm tek Ukraina dhe Europa, por ato vazhdojnë të përçojnë valë tronditjeje në çdo cep të botës dhe kërcënojnë sërish sigurinë e ushqimit në mbarë botën. Kjo është arsyeja pse duhet të mbetemi të angazhuar dhe të përkushtuar për të sjellë në Këshillin e Sigurisë të vërtetën dhe realitetin e trishtë të këtij shkatërrimi të panevojshëm dhe tërësisht të shmangshëm për t’u përhapur, dhe duke bërë këtë të kundërshtojmë atë mesazh të shtrembëruar që kërkon të justifikojë pushtimin dhe aneksimin”, nënvizoi Rama.

Këtë, vijoi Rama, ka bërë Shqipëria dhe shumë vende të tjera në mënyrë konstante.

Rama apeloi: “Na duhet të mbrojmë aksionin shumë palësh dhe t’i rezistojmë të gjitha forcave shkatërrimtare që kërkojnë të fragmentarizojnë më tej bashkësinë ndërkombëtare në një kohë kur duhet të jemi të bashkuar në qëllime e veprim, në përpjekje për të ndalur këtë luftë, por edhe për të gjetur zgjidhje të përbashkëta për shumë çështje të ngutshme.”

Ai vuri në dukje se, “ky takim vjen në kohë dhe është i nevojshëm edhe për të ndarë ide dhe mendime për mënyrën më të mirë si mund të shfrytëzojmë çdo mundësi për paqe, një paqe të drejtë të mbështetur në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe në rezolutat e miratuara nga Asambleja e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”.

“Të ndihmosh Ukrainën sot të vetëmbrohet, duke ndalur Rusinë sot, përçon mesazhin më të drejtë dhe më të mirë tek gjithkush që mendon të angazhohet në një aventurë të ngjashme nesër. Jep garanci për ata që kërkojnë paqe, bashkëpunim. Paralajmëron ata që ëndërrojnë konfliktin dhe përballjen, sepse nëse agresioni do të kishte sukses mund të përçonte sinjalin e fundit të botës, siç e njohim, e sot fundin e pashkelshmërisë së kufijve. Na duhet të vërtetojmë se si anëtarë të KS, në qoftë se një anëtar i Këshillit të Sigurimit mund të marrë veto për një rezolutë në KS, ai nuk mund të vendosë veton ndaj lirisë së fqinjit dhe të drejtës për të ekzistuar dhe aftësisë së tyre për të zgjedhur të ardhmen. Më lini ta përmbyll duke kujtuar se do ta shfrytëzojmë këtë takim për t’i bërë thirrje Rusisë për të rifilluar nismën e grurit të Detit të Zi për hir të atyre qindra-milionëve që kërkojnë ndihmë për ushqim e jetët e tyre nga Kombet e Bashkuara”, deklaroi Rama.

Lexo më shumë nga

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.