Veliaj pret ministren e Jashtme të Kanadasë, Melanie Joly

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti ministren e Jashtme të Kanadasë, Melanie Joly


Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti ministren e Jashtme të Kanadasë, Melanie Joly, e cila zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Teksa i ka shprehur mirënjohjen për faktin se Kanadaja është kthyer në shtëpinë e shumë shqiptarëve, të cilët kanë emigruar dhe janë integruar atje, Veliaj tha se ndihet krenar për bashkëpunimin mes dy vendeve, sidomos për marrëveshjet e përbashkëta, si ajo për njohjen e pensioneve.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që Ministrja e Jashtme e Kanadasë është në Tiranë. Disa nga punët që i kemi nisur me qeverinë e Edi Ramës disa vite përpara, si marrëveshja e pensioneve, sot janë të kryera. Por, sa më shumë punë të bëjmë, aq më shumë na shtohet dëshira për shumë punë të mira. Jam vërtet mirënjohës sepse Kanadaja ka hapur shtëpinë për mijëra qytetarë shqiptarë. Ata janë integruar, kanë përparuar dhe janë bërë histori suksesi atje. Nuk e di nëse kjo do të ndodhte në çdo vend tjetër. Fakti që këto histori suksesi ndodhin në Kanada është një kompliment për Kanadanë”, tha Veliaj.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku i cili i dhuroi ministers kanadeze “Çelësin e Qytetit”, u shpreh i lumtur edhe për bashkëpunimin në nivel lokal.

“Ashtu si dy udhëheqësit tanë, kryeministri Rama dhe kryeministri Trudeau, kanë një raport të veçantë, unë besoj se duhet ta thellojmë edhe më shumë raportin mes qyteteve dhe njerëzve. Mezi pres të jem shumë shpejt në Kanada dhe të kemi këtë raport mes kryetarëve të Bashkive”, deklaroi Veliaj.

Ministrja e Jashtme e Kanadasë falenderoi kryebashkiakun Veliaj për pritjen.

“Jam shumë e kënaqur për këtë dhuratë të mrekullueshme! Faleminderit për udhëheqjen tuaj fantastike, si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Jam e bindur se kanadezët, por edhe ata me origjinë shqiptare, janë jashtëzakonisht krenarë që po marrim këtë dhuratë fantastike”, tha Joly.

Marrëdhëniet politike dhe diplomatike Shqipëri-Kanada janë zhvilluar akoma më shumë gjatë këtyre viteve, me ndikim të drejtpërdrejtë në fuqizimin e bashkëpunimit në fusha në interesit të qytetarëve.

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.