Bushati takim me ambasadorin e Kosovës në SHBA

Ambasada e Republikës së Kosovës ishte ndalesa e parë e takimeve zyrtare të ambasadorit të caktuar Ervin Bushati

Ambasada e Republikës së Kosovës ishte ndalesa e parë e takimeve zyrtare të ambasadorit të caktuar Ervin Bushati me trupin diplomatik të akredituar në Uashington DC.

Në një atmosferë vëllazërore, ambasadori Ilir Dugolli uroi ambasadorin Bushati për marrjen e detyrës dhe e njohu atë me veprimtarinë e trupit diplomatik në Uashington DC. Ndër të tjera, shprehu gatishmërinë e plotë për vijimin e bashkëpunimit ndërmjet dy përfaqësive.

Ambasadori Bushati shprehu falenderimet e rastit për mikëpritjen e ngrohtë dhe nënvizoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit ndërmjet dy ekipeve të ambasadave, përfshirë dhe organizmin e aktiviteteve dhe nismave të përbashkëta. Përmes bashkëpunimit të ngushtë dhe komunikimit të vazhdueshëm, do të ndihmojnë në promovimin e interesave dhe prioriteteve të përbashkëta.

Firmoset marrëveshja me ENI-n, Ibrahimaj: Studim fizibiliteti për krijimin e kapaciteteve kombëtare të produkteve të naftës dhe gazit

Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, ministri i…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Firmoset marrëveshja me ENI-n, Ibrahimaj: Studim fizibiliteti për krijimin e kapaciteteve kombëtare të produkteve të naftës dhe gazit

Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, ministri i…