Nëntë çajra që ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të stomakut

Kur stomaku juaj jep shqetësime, konsumi i një filxhani çaji të nxehtë është një mënyrë e thjeshtë për të lehtësuar simptomat tuaja.


Kur stomaku juaj jep shqetësime, konsumi i një filxhani çaji të nxehtë është një mënyrë e thjeshtë për të lehtësuar simptomat tuaja. Megjithatë, lloji i çajit që konsumoni mund të bëjë një ndryshim të madh.

Në fakt, ka disa varietete që kanë treguar se mund të trajtojnë të përzierat, diarrenë dhe të vjellat.

Çaji jeshil

Historikisht ky lloj çaji është përdorur si një ilaç natyral për diarrenë dhe infeksionin nga Helicobacter pylori, një lloj bakteri që mund të shkaktojë dhimbje stomaku, të përzierja dhe fryrje.

Por ai mund të lehtësojë edhe probleme të tjera të stomakut. Për shembull, mund të ndihmojë në shërimin e ulçerave të stomakut dhe në trajtimin e diarresë kur konsumohet në moderim.

Çaji me xhenxhefil

Çaji i xhenxhefilit mund të ndihmojë në parandalimin e një sërë problemeve të sistemit tretës, duke përfshirë të përzierat, të vjellat, gazrat, fryrjet, dhimbjet dhe dispepsinë.

Për ta përgatitur, grini një copë xhenxhefil të qëruar dhe vendoseni në ujë të vluar për 10-20 minuta. Kullojeni dhe shijojeni me pak limon dhe mjaltë.

Çaj menteje

Çaji i mentes mund të ndihmojë në trajtimin e dhimbjeve të stomakut, të përzierave dhe të vjellave. Vaji i mentes është gjithashtu shumë qetësues.

Ju mund ta blini këtë çaj në ushqimore ose ta bëni vetë duke i zhytur gjethet e grimcuara të mentes në ujë të nxehtë për 7-12 minuta.

Çaji i zi

Çaji i zi krenohet me një sërë përfitimesh shëndetësore të ngjashme me ato të çajit jeshil, veçanërisht për qetësimin e stomakut të trazuar. Ai mund të jetë veçanërisht efektiv në trajtimin e diarresë kur konsumohet në moderim.

Çaji kopër

Kopër është një bimë në familjen e karotës me një aromë të ngjashme me jamballin.

Çaji nga kjo bimë e lulëzuar zakonisht përdoret për të trajtuar një sërë sëmundjesh, duke përfshirë dhimbje barku, kapsllëk, gazra dhe diarre. Gjithashtu mund të lehtësojë simptomat e menstruacioneve dhe të nxisë rregullsinë e zorrëve.

Çaj jamballi

Vetë Jamballi ka vlera anti-bakteriale që e kanë bërë atë efikas kundër ulçerës në stomak, sidomos asaj të shkaktuar nga bakteri Helicobacter pylori.

Prandaj besohet se edhe çaji i jamballit mund të ndihmojë në shërimin e ulçerës së stomakut dhe dispepsisë, megjithëse nevojiten më shumë kërkime. Sigurohuni që të konsumoni jo më shumë se 1 filxhan (240 ml) në ditë.

Çaji i kamomilit

Çaji i kamomilit është i lehtë, me shije dhe shpesh konsiderohet si një nga llojet më qetësues të çajit. Ai mund të ndihmojë në parandalimin e të vjellave dhe diarresë, si dhe disa shqetësimeve të tjera të tretjes.

Çaji i borzilokut

Studimet tregojnë se borziloku mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër ulçerës së stomakut, duke reduktuar simptomat si dhimbje stomaku, urth dhe të vjella.

Çaj nenexhiku

Ashtu si mentja, nenexhiku mund të ndihmojë në lehtësimin e shqetësimeve të tretjes, të ndihmojë në reduktimin e dhimbjeve të stomakut dhe fryrjes. Mund të vrasë gjithashtu lloje të caktuara të baktereve që janë përgjegjëse për helmimin nga ushqimi.

Në fakt, shumë lloje çaji mund të ndihmojnë në qetësimin e stomakut.

Pavarësisht simptomave që mund të përjetoni, konsumi i një prej këtyre pijeve është një mënyrë e thjeshtë për t’u ndier më mirë.

Top Channel

Lexo më shumë nga

Begaj vlerëson Bahamasin për njohjen e Kosovës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shprehur sot vlerësimin e tij për Bahamasin, i cili ka njohur zyrtarisht shtetin e…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Begaj vlerëson Bahamasin për njohjen e Kosovës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shprehur sot vlerësimin e tij për Bahamasin, i cili ka njohur zyrtarisht shtetin e…