Zjarret në Rodos dalin jashtë kontrollit, Turqia ofron ndihmë

Rreth 19,000 banorë dhe turistë janë evakuuar të sigurt nga Rodosi për shkak të zjarreve të rënda në pyje


Zjarret në pyje, në ishullin grek të Rodosit dolën jashtë kontrollit dje, duke detyruar mijëra njerëz ta kaluan natën jashtë pasi dhe qindra turistë të evakuohen, njoftuan autoritetet.

Rreth 19,000 banorë dhe turistë janë evakuuar të sigurt nga Rodosi për shkak të zjarreve të rënda në pyje, njoftoi sot zyra e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.

Zyra e tij tha se ky është operacioni më i madh i evakuimit në historinë greke.

Sipas vlerësimeve fillestare të policisë, 16 000 persona transferuar të sigurt dhe 3 000 të tjerë u shpëtuan nga deti në plazhe.

“Tymi është aq i dendur sa nuk mund të marrësh frymë. Njerëzit po dërgohen në qytetin e vogël të Gennadi, nga ku do të zhvendosen në hotele të tjera,” tha Konstantinos Traraslias, nënkryetari i bashkisë së Rodosit.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis falënderoi Turqinë për dërgimin e dy avionëve zjarrfikës dhe një helikopter për të ndihmuar per fikjen e zjarreve në Greqi.

“Së bashku me Turqinë, Franca, Italia, Qiproja, Izraeli dhe Jordania kane ofruar avionë dhe helikopterë zjarrfikës për t’i ardhur ne ndihme Greqise”, tha Mbrojtja Civile Greke.

Tensionet mes dy vendeve janë zbutur javët e fundit pasi Mitsotakis dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ranë dakord për një rivendosje të marrëdhënieve gjatë samitit të fundit të NATO-s, në Lituani.

Po ashtu, pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë disa muaj më parë, Greqia i erdhi në ndihmë së bashku me disa vende të tjera.

Për vite me radhë, Ankaraja dhe Athina kanë qenë në një mosmarrëveshje për të drejtat sovrane dhe depozitat e gazit natyror në Egje dhe rajonet lindore të Mesdheut.

Lexo më shumë nga

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.