Rama takim me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazović

Kryeministri Edi Rama ndodhet pasditen e sotme në Mal të Zi ku u prit nga kryeministri i Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazović


Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Kryeministri Edi Rama ndodhet pasditen e sotme në Mal të Zi ku u prit në takim nga kryeministri i Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazović.

Më pas të dy kryeministrat do të japin edhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Turi i takimeve do të vijojë me takimin me presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç.

Më herët sot kryeministri Rama ishte në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku u prit në takim nga kryetarja e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Borjana Krišto, me të cilën dha edhe një konferencë të përbashkët për shtyp dhe nga presidenti i Republikës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Denis Bećirović.

Dje, kryeministri Rama vizitoi Shkupin dhe Prishtinën.

Në Shkup, Rama u prit në takim nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me të cilin dha edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ndërsa dje pasdite në Prishtinë ai u prit nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, teksa kryeministri Albin Kurti e refuzoi ftesën për takim.

Kryeministri do të përmbyllë turin ballkanik me vizitën në Serbi, ku do të takohet me presidentin Aleksandër Vuçiç.

Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha nga Ulqini se, “Ballkani i Hapur” e ka kryer misionin për të cilin lindi, për të shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe se tashmë liderët e Ballkanit duhet të fokusohen në këtë nismë.

Më 16 tetor të këtij viti, Tirana do të presë samitin e radhës të Procesit të Berlinit.

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…