Një letër për studentët e mjekësisë dhe jo vetëm

Ju jeni me mendjen për të ikur! Por të ikësh është dezertim, është dorëzim. 


Nga Mentor Kikia

Të dashur studentë që po protestoni.

Së pari, dua tjhu them se unë jam me ju, pasi unë jam me çdokënd që zgjedh të reagojë kur mendon se i janë shkelur të drejtat.

Unë jam me ju, kur ju thonë se ju jeni shkolluar “qyl”, me paratë e taksapaguesve, dhe duhet tia ktheni popullit mbrapsht shërbimin. Kjo nuk është e vërtetë. Ju po shkolloheni me taksat që kanë paguar prindërit tuaj, si të gjithë shtetasit ne kësaj republike, dhe keni të drejtë të shkolloheni “qyl“.

Por unë unë dua tu sjell në kujtesë “dicka”.

Në këtë vend ka shumë njerëz që nuk marrin shërbim mjeksor. Ata jetojnë në ato që quhen zona të thella, e që janë vetëm pak orë larg Tiranës. Sepse atje nuk preferon kush të shkojë të punojë. Njerëzit mund të mos kenë nevojë çdo ditë për avokat, inxhinierë, apo psikolog, por për mjekun kanë nevojë çdo ditë. Ju keni zgjedhur të bëheni mjekë, por mjek nuk është thjeshtë profesion, ai është një mision, ai është shumë i bukur por edhe i vështirë. Nëse ju keni zgjedhur të bëheni mjekë sepse do të fitoni shumë para në spitale, keni gabuar. Por nëse e keni zgjedhur sepse e ndjeni, atëherë tu shërbesh njerëzve, është një gjë e bukur.

Ju jeni me mendjen për të ikur!

Ata që bëjnë ligjet për tju penguar dhe ata që ju nxisin të protestoni kundër atyre që bëjnë ligjet, janë pikërisht arsyeja pse ju doni të ikni. Një ikje që ka nisur me prindërit tuaj e, me gjasë, nuk do të ndalet.

Por të ikësh është dezertim, është dorëzim.

Më besoni!

Ndërsa përpiqem të jetoj në mënyrë të ndershme, shumë herë unë jam penduar që nuk ika nga ky vend kur isha në moshën tuj. Por shpejt kam hequr dorë nga pendimi dhe përpiqem të bëj me mirën në punën time.

Ju doni të ikni sepse ky vend nuk ka shpresë!

Kjo është e vërtetë, edhe pse fataliste. Por ju, ne, të gjithë bashkë duhet të bëjmë gjithëçka mundemi për të ndryshuar gjendjen tonë këtu. Unë e di, këtu ka padrejtësi, ka mungesë gare të ndershme, ka një mjedis mbytës pune e jetese, ka një mjedis ku më shumë harxhon energji për të eliminuar negativitetin e sistemit…Por të ikësh nuk është zgjidhja.

Unë e di që largimi nuk ndalohet me ligje, sepse nuk e ndaloi Enver Hoxha me vdekje. Unë e di që shumë do të ikin të ndjekin karrierën, por ikja “ nga sytë këmbët” është sërish fatale.

Lexo më shumë nga

COREPER miraton mbylljen e kapitujve 25, 26 dhe 30 të negociatave

Agjencia për Media dhe Informim bën me dije se COREPER ka dhënë dritën jeshile për mbylljen e negociatave për tre…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

COREPER miraton mbylljen e kapitujve 25, 26 dhe 30 të negociatave

Agjencia për Media dhe Informim bën me dije se COREPER ka dhënë dritën jeshile për mbylljen e negociatave për tre…