Erion Veliaj i dhuron çelësin e artë Enrique Iglesias

Këngëtari i famshëm spanjoll: Jam jashtëzakonisht i lumtur të jem në Tiranë.


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti sot, pak minuta përpara koncertit në Sheshin Skënderbej, këngëtarin e famshëm, Enrique Iglesias.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që Enrique Iglesias është këtu në Tiranë, më vjen mirë që është Java Spanjolle e Kulturës. Vërtet është një kënaqësi e jashtëzakonshme që xhevahiri, ai që është ndoshta produkti më i mirë i Spanjës, i muzikës latine është sot me ne në Tiranë.

Jam shumë mirënjohës për kontributin tënd. Për ne është një nder i veçantë sepse promovohet Tirana dhe promovohet Shqipëria. Të falenderoj shumë që pavarësisht se ke një famë të madhe dhe ke një reputacion të jashtëzakonshëm zgjodhe që të vish dhe zgjodhe të jesh pjesë e kësaj feste të jashtëzakonshme mes Spanjës edhe Shqipërisë.

Të uroj shumë sukses dhe dua të të jap çelësin e qytetit të Tiranës në emër të të gjithë qytetarëve dhe gjithë fansave të tu, por gjithë atyre që kanë mësuar spanjisht prej këngëve të t’ua dhe këngëve të babait tënd dhe të gjithë atyre që mendojnë se gjuha muzika, arti kultura, i bashkojnë kombet.

Sepse besoj që vërtet sot me një luftë që kemi në Europë dhe gjithë situatat e vështira është shumë e rëndësishme të gjejmë gjëra që na bashkon.

Dhe muzika, arti, kultura, gjuha e bukur spanjolle është diçka e bukur që na bashkon. Kështu që, të falenderoj shumë dhe dua të marrësh këtë çelës simbolik, si një mënyrë për të treguar që jemi mirënjohës dhe kjo është një shtëpi e dytë.

Dhe nëse do kesh ndonjëherë të kthehesh duhet të vish pa trokitur sepse jemi të gjithë krahëhapur për dashurinë tënde dhe për artin tënd,” u shpreh Veliaj.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur të jem këtu. Unë jam shume i emocionuar, por edhe pak i stresuar, pak në presion, por jo sepse jam në Shqipëri, por se çdo herë që ngjitem në skenë e ndiej atë presion sepse dua të dhuroj një show të mirë. Sonte do të jetë një natë magjike dhe unë e di që të do të jetë,” tha Iglesias.

Lexo më shumë nga

Rama: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë popull shtetformues në vendin e tyre

Kryeministri Edi Rama, reagoi sot ndaj një mesazhi kritik të publikuar nga një qytetar nga Tetova, duke ritheksuar qëndrimin e…

Global 360

SHBA-ja dhe Irani shpallin marrëveshje kornizë për paqen, pritet rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë popull shtetformues në vendin e tyre

Kryeministri Edi Rama, reagoi sot ndaj një mesazhi kritik të publikuar nga një qytetar nga Tetova, duke ritheksuar qëndrimin e…