Tërmeti vdekjeprurës në Turqi, ambasadori Robo: Nuk ka asnjë shqiptar të prekur!

Prezenca e shqiptarëve në zonat e prekura është e limituar.

Kastriot Robo, Ambasadori i Shqipërisë në Turqi, ka deklaruar se deri tani nuk ka asnjë të dhënë për shqiptarë të prekur nga tërmeti apo të mbetur nën rrënoja.

Ai ka bërë një saktësim të bilancit të deritanishëm, duke saktësuar se deri tani janë 1762 viktima në Turqi, 12068 të plagosur, 5606 godina të shkatërruara si edhe ka paralajmëruar që tendenca është që numri i viktimave të rritet në orët dhe ditët e ardhshme.

“Fatmirësisht nuk kemi informacione për shqiptarët të afektuar nga tërmeti. Një rast një familje shqiptare që u interesua për të afërmit e tyre që deri në orët e mesditës nuk kishin mundësi komunikimi, me ndërhyrjen e ambasadës mundësuam komunikimin. Ka pasur probleme me rrjetin e komunikimit, energjisë dhe ujit.

Prezenca e shqiptarëve në zonat e prekura është e limituar. Përfaqësues të komunitetit më kanë deklaruar se kanë përjetuar një tmerr të vërtetë por fatmirësisht nuk ka pasur probleme. Gjithsesi jemi në lidhje me ministrinë e Jashtme dhe Brendshme gjatë të gjithë kohës.

Të dhënat më të fundit rezultojnë që deri tani ka 1762 të vdekur në Turqi, 12068 të plagosur 5606 godina të shkatërruara.

Operacionet e kërkim shpëtimit vijojnë masivisht në të 10 qytetet e prekura, pavarësisht kushteve të rënda të motit me temperatura të ulëta, ngrica dhe dëborë.

Dua të theksoj solidaritetin mbarëkombëtar e qeverinë e popullin turk.

62 ekipe shpëtimi të ardhura nga 50 vende deri tani.

Dua të përshëndes edhe vendimin e qeverisë shqiptare për ekipin që është nisur tashmë në drejtim të Turqisë dhe do jenë shumë shpejt këtu për të dhënë ndihmën e tyre.

Sa i përket bilancit të viktimave, mundësia është që numri i viktimave të rritet. Gjatë ditës bilanci ka ardhur gjithmonë në rritje. Tendenca është që fatkeqësisht do të ketë sërish rritje të numrit të viktimave.

Lëkundjet e tërmetit u ndjenë edhe në Ankara ku është Ambasada. U ndje i frikshëm e njerëzit dolën në rrugë. Ekziston frika se mund të përsëriten. Ka një frikë masive dhe një merak psikologjik për vijimin e goditjeve, tashmë kemi një vendim të qeverisë turke për mbylljen e shkollave për një javë, limitim të punës në qendrat tregtare dhe shpalljen e shtatë ditë zie”, ka deklaruar ambasadori ne nje lidhje direkte per emisionin “Open” ne News24.

Lexo më shumë nga

Granoff: Partneriteti me Kembrixhin synon modernizimin dhe forcimin e besimit në arsim

Kryetari i bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Michael Granoff, e cilësoi si një ditë të rëndësishme nënshkrimin e…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Granoff: Partneriteti me Kembrixhin synon modernizimin dhe forcimin e besimit në arsim

Kryetari i bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Michael Granoff, e cilësoi si një ditë të rëndësishme nënshkrimin e…