Kumbaro në Athinë: Marrëveshje bashkëpunimi për parkun ndërkufitar “Vjosa−Aoos”

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro takohet me ministrin e Mjedisit dhe Energjisë, Kostas Skrekas


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi një vizitë zyrtare dyditore në Athinë ku në fokus ishte projekti i parkut ndërkufitar “Vjosa−Aoos” dhe bashkëpunimi midis dy vendeve në programe për turizmin.

Gjatë takimit me ministrin e Mjedisit dhe Energjisë, Kostas Skrekas, ministrja Kumbaro e informoi për hapat e ndërmarrë nga Shqipëria për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar dhe propozoi bashkëpunimin për parkun ndërkufitar mes dy vendeve.

“Parku ndërkufitar Vjosa−Aoos do t’i jepte mbrojtje të plotë 272 kilometrave të lumit nga burimi në malet e Pindit në Greqi deri në grykëderdhjen në bregdetin tonë të Adriatikut, model unik i ruajtjes së biodiversitetit, pa dyshim simbol i fqinjësisë së mirë mes vendeve tona, me promovim të përbashkët dhe njëkohësisht me mundësi për një turizëm të qëndrueshëm”, tha Kumbaro.

Së shpejti, kjo iniciativë e përbashkët mes dy vendeve do të zyrtarizohet përmes një ‘Memorandumi Mirëkuptimi’ mes dy ministrive dhe do të ngrihet grupi i përbashkët i punës për planin e menaxhimit dhe shpalljen park ndërkufitar.

Ministrja Kumbaro pati një takim edhe me homologun grek, Vassilis Kikilias për nënshkrimin e fillimit të një programi të përbashkët pune mes dy ministrive.

“Nisim me formimin e një komiteti me anëtarë nga Shqipëri e Greqia përmes të cilit organizojmë forumin teknik mbi turizmin në Tiranë, që i jep jetë promovimit të përbashkët të destinacioneve për tregjet e largëta, shkëmbimin e dijeve, bashkëpunim për pjesëmarrjet në panaire dhe evente të rëndësishme dhe sigurisht angazhime të koordinuara në institucione ndërkombëtare që nga Organizata Botërore e Turizmit dhe tek të gjitha iniciativat rajonale”, u shpreh Kumbaro.

Gjatë vizitës në kryeqytetin grek, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit u takua edhe me kryetarin e bashkisë Kostas Bakoyannis për të shkëmbyer përvoja mbi turizmin e qëndrueshëm dhe promovuar mundësi të reja e reciproke shkëmbimi mes dy vendeve, me Presidenten e Organizatës Kombëtare të Turizmit, Angela Gerekou dhe drejtues të shoqatave turistike greke mbi promovimin e Shqipërisë. /ATSH/

Përzgjidhet logoja e 80-vjetorit të Çlirimit të Atdheut!

Autorja është arkitektja Ejona Karkini.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Përzgjidhet logoja e 80-vjetorit të Çlirimit të Atdheut!

Autorja është arkitektja Ejona Karkini.