Berati, destinacion tërheqës për turizmin aziatik dhe koreano-jugor

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo priti në një takim delegacionin e grupit të miqësisë të Parlamentit të Koresë së Jugut

Kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo priti në një takim delegacionin e grupit të miqësisë të Parlamentit të Koresë së Jugut, të kryesuar nga Kryetari i Grupit, Lee Yangsoo, anëtarë të Parlamentit dhe ambasadorin e Koresë.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin dypalësh midis dy vendeve.

Demo e njohu delegacionin e Koresë së Jugut me resurset e qytetit, ku prezantoi potencialet e Beratit si sit i trashëgimisë kulturore në UNESCO dhe si destinacion tërheqës për turizmin aziatik dhe koreano-jugor, i cili ka pësuar rritje të ndjeshme në dy vitet e fundit.

Qyteti i një mbi një dritareve vijon të mbetet ndër qytetet më të preferuara të turistëve. Në qarkun e Beratit numërohen rreth 486 monumente kulture dhe kjo ka një impakt të jashtëzakonshëm, sidomos në rritjen e fluksit të turizmit kulturor sidomos vitet e fundit. /ATSH/

Ndryshimet kryesore në Paketën Fiskale 2027 nga rritja e tatimit mbi dividendin te akciza e duhanit

Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi sot në Komisionin e Ekonomisë ndryshimet në Paketën Fiskale 2027 e konceptuar mbi tre…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ndryshimet kryesore në Paketën Fiskale 2027 nga rritja e tatimit mbi dividendin te akciza e duhanit

Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi sot në Komisionin e Ekonomisë ndryshimet në Paketën Fiskale 2027 e konceptuar mbi tre…