Gaby Portnoy: Kupola mbrojtëse kibernetike e Shqipërisë e lidhur me kupolën në Izrael

Shqipëria dhe Izraeli nënshkruan të mërkurën e 1 shkurtit një memorandum bashkëpunimi mes palëve për sigurinë kibernetike në Tel Aviv.

Shqipëria dhe Izraeli nënshkruan të mërkurën e 1 shkurtit një memorandum bashkëpunimi mes palëve për sigurinë kibernetike në Tel Aviv.

Memorandumi u nënshkrua nga Gaby Portnoy, Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë Kibernetike të Izraelit, së bashku me Igli Tafën, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.

Qëllimi i këtij memorandumi është forcimi kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë pas vendosjes në shënjestrën e hakerave të Iranin prej korrikut të vitit të shkuar.

Memorandumi gjithashtu parashikon ndarjen e ndërsjellët të informacionit mes Izraelit dhe Shqipërisë.

Ky zhvillim erdhi në ditën e dytë të një konferencë ndërkombëtare, që u mbajt në Tel Aviv, ku fokusi ishte siguria kibernetike.

Drejtori i Përgjithshëm në Drejtorinë kibernetike të Izraelit, Gaby Portnoy tha se, si do të ndihmohet Shqipëria përballë sulmeve kibernetike.

Portnoy tha se, në Shqipëri do të ndërtohet një kupolë mbrojtëse kibernetike që do të lidhet me kupolën në Izrael.

“Ne jemi të hapur për bashkëpunim. Në fakt është një obligim. Kemi të njëjtët armiq dhe të njëjtat sfida. Ne duhet të ruajmë botën demokratike. Nëse ne arrimë të kemi një mbrojtje të gjerë atëherë kjo do të rrisë forcimin në fushën kibernetike. Nuk është e njëjtë me mbrojtjen fizike. Kemi të bëjmë me hapësirën kibernetike e kështu duhet të mendojmë krejt ndryshe. Kjo nuk ka kufij si në rastin e Shqipërisë. Është e njëjta afërsi si me fqinjin tonë Jordaninë. Duhet të mendojmë kështu. Ne jemi të gatshëm të ndajmë me ju çfarë kemi e dimë për sa i përket sigurisë kibernetike. Ne këtë mëngjes firmosëm një memorandum dhe jemi të gatshëm të ndajmë gjithçka. Nga teknologjia, metodologjia, proceset, aspektet rregullatorë. Ne do ndërtojmë në Shqipëri një kupolë mbrojtëse kibernetike dhe do ta lidhim atë me kupolën tonë. Ky është plani”, tha ai.

Ky memorandum vetëm sa ravijëzoi marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me Izraelin edhe pas formimit të qeverisë së Benjamin Netanyahu-t. Për këtë mjaftoi një takim mes kryediplomatit izraelit Eli Cohen dhe kryeministrit Edi Rama, në Davos.

Cohen bënte me dije asokohe se palët u dakordësuan për bashkëpunimin në tre fusha kryesore.

“U takova në Davos me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. E falënderova për vendimin e rëndësishëm për të ndërprerë marrëdhëniet me Iranin, eksportuesin numër një të terrorizmit në botë. E falënderova gjithashtu për mbështetjen e tij ndaj Izraelit dhe luftën kundër antisemitizmit. Ne ramë dakord të promovojmë bashkëpunimin kryesisht në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe kibernetikës dhe të forcojmë lidhjet midis vendeve”, ka theksuar ai.

Qeveria e mëparshme e Yair Lapid u dakordësua në fund të muajit tetor se do ta ndihmonte Shqipërinë në luftën kibernetike kundër Iranit, pasi te ky i fundit shihte një armik të përbashkët të sigurisë publike.

Ky u pa si rezultati më konkret i vizitës së kryeministrit Rama asokohe në Jerusalem.
Kreu i qeverisë do të takohej jo vetëm me ish-homologun e tij izraelit, Yair Lapid, po edhe zyrtarë të lartë të shtetit hebre në çështjet e sigurisë kibernetike.

Izraeli është prej vendeve më të zhvilluara në teknologjinë e informacionit dhe luftën kibernetike ndaj Iranit, e ka filluar që në vitet e hershme 2000.

Çështje të tjera do të trajtoheshin po ashtu në tryezë, si zgjerimi i turizmit apo shkëmbimeve tregtare.

Për shkak sulmeve kibernetike ndaj infrastrukturës digjitale të Shqipërisë, Tirana ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin më 7 shtator. /ATSH

Gonxhja: Traditë, ritëm dhe emocione në Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar të Lojrave Popullore dhe Riteve në Burrel

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndau në rrjetet sociale momente nga aktivitetet e zhvilluara gjatë festivalit, i…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Traditë, ritëm dhe emocione në Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar të Lojrave Popullore dhe Riteve në Burrel

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndau në rrjetet sociale momente nga aktivitetet e zhvilluara gjatë festivalit, i…