Zyrtarë të lartë në Ukrainë japin dorëheqjen pas dyshimeve për korrupsion

Zëvendës shefi i kabinetit të Presidentit të Ukrainës dha dorëheqjen pas dyshimeve për korrupsion të nivelit të lartë gjatë luftës në Ukrainë.

Zëvendës shefi i kabinetit të Presidentit të Ukrainës dha dorëheqjen të martën pasi Presidenti Volodymyr Zelenskyy premtoi një ristrukturim drastik të stafit të tij pas dyshimeve për korrupsion të nivelit të lartë gjatë luftës në Ukrainë.

Zoti Kyrylo Tymoshenko kërkoi lirimin nga detyra, sipas nje dekreti që ai postoi në rrjetet sociale, i cili ishte firmosur nga Presidenti Zelenski.

As zoti Tymoshenko dhe as zyra e Presidentit nuk dhanë arsyet e dorëheqjes.

Dorëheqjen e dha edhe zëvendës ministri i Mbrojtjes, Viacheslav Shapovalov, një akt që sipas mediave lokale lidhet me përfshirjen në skandalin për blerjen e ushqimeve për forcat e armatosura të Ukrainës. Edhe zëvendës prokurori i përgjithshëm Oleksiy Symonenko paraqiti dorëheqjen.

Presidenti i Ukrainës Zelensky ka premtuar ndryshime në kabinetin qeveritar, administratën lokale dhe forcat e sigurisë pas akuzave për korrupsion pas fillimit të sulmit të forcave ruse në Ukrainë.

Zëvendës shefi i kabinetit të Presidentit të Ukrainës, Kyrylo Timoshenko u hetua gjatë vitit të shkuar për përdorimin personal të makinave zyrtare luksoze.

Ai ishte mes zyrtarëve të akuzuar për shpërdorim të ndihmës humanitare me vlerë prej 7 milionë dollarësh që ishte caktuar për rajonin e Zaporizhzhias. Zoti Timoshenko ka hedhur poshtë çdo akuzë.

Begaj dhe Peleshi urojnë nga Korça për Pashkën ortodokse

Presidenti Bajram Begaj ka vizituar sot Mitropolinë e Korçës nga ku ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë, por eshe të…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj dhe Peleshi urojnë nga Korça për Pashkën ortodokse

Presidenti Bajram Begaj ka vizituar sot Mitropolinë e Korçës nga ku ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë, por eshe të…