Dezinformimi rus ka shënjestruar 32 media të mëdha në 16 vende perëndimore

Instituti për Hulumtime të Sigurisë i Universitetit Cardiff në Britaninë e Madhe ka thënë se grupet e lidhura me Rusinë po ndërhyjnë në faqet e internetit të mediave perëndimore për të përhapur propagandë dhe dezinformata që mbështesin Kremlinin.

Nga REL

Instituti për Hulumtime të Sigurisë i Universitetit Cardiff në Britaninë e Madhe ka thënë se grupet e lidhura me Rusinë po ndërhyjnë në faqet e internetit të mediave perëndimore për të përhapur propagandë dhe dezinformata që mbështesin Kremlinin.

Në një hulumtim të publikuar të hënën (6 shtator) ky institut tha se kishte zbuluar dëshmi nga 32 media të mëdha në 16 vende të cilat ishin shënjestruar përmes manipulimit të rubrikave të komenteve të lexuesve të tyre.

Ndër mediat që kanë hasur në këto aktivitete janë edhe: Daily Mail, Daily Express dhe The Times në Britani; Fox News dhe Washington Post në Shtetet e Bashkuara; Le Figaro e Francës; Der Spiegel dhe Die Welt të Gjermanisë; dhe La Stampa në Itali.

Hulumtuesit kanë zbuluar 242 materiale në të cilat mbështetëshin “deklaratat provokuese pro-ruse ose anti-perëndimore”.

Mediat në gjuhën ruse më pas i përdorën ato në përpjekje për të siguruar mbështetje më të gjerë në publikun perëndimor për politikat dhe presidentin rus, Vladimir Putin.

Hulumtimi u krye në fillim të këtij viti kur tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës ishin në rritje.

Këto veprime, sipas hulumtimit, janë rritur që nga vitit 2018 kur tensionet mes Moskës dhe Perëndimit u përshkallëzuan.

Drejtori i Institutit, Martin Innes, tha se operacioni i grupeve të lidhura me Rusinë është “domethënës” duke pasur parasysh mënyrën e veprimit dhe shtrirjen e tij.

“Duke rrëmbyer seksionet e komenteve të mediave perëndimore, ata kanë qenë në gjendje të paraqesin propagandën e tyre”, shtoi ai.

Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab, tha se Britania e Madhe dhe aleatët e saj po punonin për të luftuar “dezinformimin e Kremlinit “.

“Ky raport nxjerr në pah kërcënimin për demokracinë tonë nga dezinformatat e mbështetura nga shteti rus në internet”, shtoi ai.

Raporti tha se kishte dëshmi të koordinimit midis mediave shtetërore ruse, të cilat kanë një histori të përhapjes së dezinformatave dhe mediave të identifikuara nga inteligjenca perëndimore si të lidhura me shërbimet e sigurisë ruse.

“HOMELAND III – The Mountains of Albania”

Albumi "HOMELAND III" është një udhëtim vizual në zemrën e Shqipërisë

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“HOMELAND III – The Mountains of Albania”

Albumi "HOMELAND III" është një udhëtim vizual në zemrën e Shqipërisë