Fatkeqësitë natyrore/ Luigi Soreca: BE, 5.5 milionë euro për Shqipërinë

Kryediplomati i BE njofton se Shqipëria do të përfitojë një projekt i ri prej 5.5 milionë eurosh për të përmirësuar kapacitetin operacional të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, falënderon të gjithë ata që u angazhuan gjatë muajit gusht për shuarjen e zjarreve në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryediplomati i BE jep lajmin se Shqipëria do të përfitojë tani nga një projekt i ri prej 5.5 milionë eurosh për të përmirësuar kapacitetin operacional të Ministrisë së Mbrojtjes.

“Tani që shumica e zjarreve që rrezikuan jetët dhe #mjedisin në Shqipëri ?? janë shuar, është koha të falënderojmë Forcat e Armatosura shqiptare, zjarrfikësit dhe autoritetet vendore që luftuan heroikisht duke rrezikuar jetën e tyre.

Faleminderit! Krenar për mbështetjen e sjellë nga helikopterët ? holandezë ?? dhe çekë ?? dhe ekipet e specializuara të sjella nën mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së dhe Ndihmës Humanitare EUCivPro.

Duke parë përpara, është koha të shtohet parandalimi dhe gatishmëria ndaj fatkeqësive. Shqipëria ?? mund të përfitojë tani nga një projekt i ri prej 5.5 Milion eurosh për të përmirësuar kapacitetin operacional të Ministrisë së Mbrojtjes. BE ?? do të jetë gjithmonë pranë Shqipërisë ??në kohë të vështira”, shkruan ambasadori Soreca.

Rama: Do të hapim katër universitete të reja, një prej tyre ndërkombëtar për Mjekësinë në Fier

Kryeministri Edi Rama në podkastin “Flasim” në episodin e parë të sezonit të 7 u ndal gjerë sisht te shkollat,…

Global 360

Haxhiu: “Marshi për liri” nderoi sakrificën e UÇK-së dhe Republikën e Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka falënderuar organizatorët e “Marshit për liri”, i cili u mbajt…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Do të hapim katër universitete të reja, një prej tyre ndërkombëtar për Mjekësinë në Fier

Kryeministri Edi Rama në podkastin “Flasim” në episodin e parë të sezonit të 7 u ndal gjerë sisht te shkollat,…