“The Jerusalem Post”: Leka Zogu, i mërzitur pas dështimit për grusht shteti në Shqipëri

Gazeta e madhe izraelite, “The Jerusalem Post” ka botuar, më 30 shtator 1982, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me reagimin e Leka Zogut I pas dështimit asokohe të një grusht shteti në Shqipëri


Nga Aurenc Bebja, Darsiani.com

Gazeta e madhe izraelite, “The Jerusalem Post” ka botuar, më 30 shtator 1982, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me reagimin e Leka Zogut I pas dështimit asokohe të një grusht shteti në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

SHKRIMI I PLOTË

Shqiptarët pengojnë përpjekjen e grusht shtetit të emigrantëve

Johannesburg (UPI). – Mbreti në ekzil Leka i Shqipërisë është “jashtëzakonisht i mërzitur” në dështimin e përpjekjes së grusht shtetit të emigrantëve në fundjavë por nuk ishte “i përfshirë në mënyrë aktive” në të, tha dje gruaja e tij.

 Mbretëresha Susan, e lindur në Australi, e cila u zhvendos me Mbretin në Johannesburg nga Zimbabve në 1980, i tha UPI-it se burri i saj i kishte folur të martën nga Parisi në lidhje me dështimin e grusht shtetit.

 Forcat shqiptare të sigurisë thanë se “likuiduan” një grup të armatosur emigrantësh që zbarkuan në bregdetin e Adriatikut të shtunën në mbrëmje.

 Mbreti Leka, 43 vjeç, ka thënë në disa raste gjatë 10 viteve të fundit se ai po përgatiste një grusht shteti të armatosur kundër regjimit të Tiranës. Ai tha në Zimbabve në 1979 se “kontrollon një depo të madhe armësh” në Madrid dhe “policia dhe ushtria e dinë gjithçka për këtë”.

 Pas pavarësisë së Zimbabve, ai erdhi në Afrikën e Jugut dhe mbajti një profil (qëndrim) të ulët politik – pjesë e një marrëveshje leje qëndrimi me qeverinë e Afrikës së Jugut, thanë disa burime politike.

Burimi: Darsiani.com

Sazet e Usta Laverit!

Usta Laver Bariu lindi në Përmet më 2 maj të vitit 1929

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Sazet e Usta Laverit!

Usta Laver Bariu lindi në Përmet më 2 maj të vitit 1929