Kryepiskopi Joan në Dhoksologjinë e Flamurit: Shqipëria e të gjithëve, kemi përgjegjësinë ta mbrojmë dhe ta ndriçojmë

Me rastin e Ditës së Pavarësisë, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë u zhvillua sot Dhoksologjia e Flamurit në drejtimin e Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Joani.


Me rastin e Ditës së Pavarësisë, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë u zhvillua sot Dhoksologjia e Flamurit në drejtimin e Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Joani.

Në mesazhin e mbajtur gjatë Shërbesës, ai theksoi rëndësinë e dashurisë për vendin, ruajtjes së identitetit kombëtar dhe përgjegjësisë së përbashkët për të ardhmen e Shqipërisë.

Kryepiskopi Joani u shpreh se Dhoksologjia e Flamurit është një traditë që përsëritet çdo vit, jo thjesht si një rit ceremonial, por si një mënyrë për të rikujtuar dhe përforcuar në mendjen dhe zemrën e njerëzve vlerat që lidhen me historinë, besimin dhe atdheun.

Kryepiskopi renditi tri arsyet kryesore përse Kisha Orthodhokse zhvillon këtë shërbesë në Ditën e Pavarësisë.

Së pari, tha ai, “ajo është një falënderim ndaj Perëndisë për vendin e bukur që i është dhënë popullit shqiptar, duke nënvizuar se ky bekim shoqërohet edhe me përgjegjësinë për ta zhvilluar dhe lulëzuar Shqipërinë. Së dyti, kjo ditë është një mundësi për të kujtuar dhe nderuar klerikët dhe laikët që ndër shekuj ruajtën besimin, gjuhën dhe identitetin e tyre, edhe në periudhat më të vështira të historisë. Dhe e treta, më e rëndësishmja, është që këtë vend të bukur që na ka dhënë Perëndia, kemi për detyrë ta mbrojmë, ta ruajmë dhe ta ndriçojmë. Ne nuk jemi pronarët. ‘Zotit i përket dheu dhe gjithçka që ndodhet në të’, thotë psalmisti. Kjo do të thotë se ne jemi thjesht kujdestarët e tij. Mund të jemi kujdestarë të mirë ose kujdestarë të këqij”.

Në këtë kontekst, Kryepiskopi nënvizoi lidhjen mes dashurisë për Perëndinë, dashurisë për njerëzit dhe dashurisë për vendin ku njeriu ka lindur dhe është rritur.

“Nëse e duam Perëndinë, do t’i duam edhe njerëzit, se është e pamundur të duash Perëndinë dhe të mos e duash vendin ku je lindur dhe je rritur. Një njeri që nuk e do Perëndinë, shpeshherë, ka vështirësi për të pasur dashuri edhe për njerëzit”, u shpreh Joani.

Për të ilustruar këtë mesazh, ai iu referua një episodi nga Ungjilli, ku Jezu Krishti i drejtohet apostullit Pjetër përpara se t’i besojë misionin e kujdesit për grigjën e Tij. Kryepiskopi kujtoi pyetjen që Krishti i drejton tri herë Pjetrit: “Simon, i biri i Jonait, a më do më shumë sesa këta të tjerët?”, si dhe përgjigjen e tij: “Po, Zot, të dua”, pas së cilës merr porosinë: “Kullot shqerrat e mia”.

Duke e lidhur këtë mesazh me përgjegjësinë qytetare dhe kombëtare, Joani u shpreh se dashuria për njerëzit duhet të shfaqet edhe në përpjekjet konkrete për zhvillimin e vendit. Ai nënvizoi se Shqipëria nuk i përket një grupi apo një individi, por të gjithë qytetarëve, të cilët kanë detyrimin të kontribuojnë për të ardhmen e saj.

Në përfundim të mesazhit, Kryepiskopi Joani theksoi se detyra e çdo qytetari është të kontribuojë për ndriçimin dhe lulëzimin e Shqipërisë, përmes bashkëpunimit dhe përgjegjësisë së përbashkët.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Kryepiskopi Joan në Dhoksologjinë e Flamurit: Shqipëria e të gjithëve, kemi përgjegjësinë ta mbrojmë dhe ta ndriçojmë

Me rastin e Ditës së Pavarësisë, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë u zhvillua sot Dhoksologjia e Flamurit në…

Global 360

Begaj me Shiroka-Pulën: Kosova meriton një qasje të re nga BE-ja!

Në nisje të punimeve të Samitit të Procesit të Brdo-Brijunit në Ohër, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani në një cikël të ri historik: reformat, zhvillimi dhe mundësitë për Shqipërinë

Marrëdhëniet ndërmjet Kazakistanit dhe Shqipërisë kanë tashmë një bazë diplomatike prej më shumë se tri dekadash

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kryepiskopi Joan në Dhoksologjinë e Flamurit: Shqipëria e të gjithëve, kemi përgjegjësinë ta mbrojmë dhe ta ndriçojmë

Me rastin e Ditës së Pavarësisë, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë u zhvillua sot Dhoksologjia e Flamurit në…