Inteligjenca artificiale në administratën publike, mbi 500 mijë ndërveprime me Diella 4.0 në një muaj

Zëvendësdrejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Romina Kostani deklaroi brenda një muaji janë kryer mbi 500 mijë ndërveprime me asistenten virtuale Diella 4.0 dhe mbi 100 mijë dokumente elektronike të gjeneruara përmes inteligjencës artificiale.

Këto të dhëna, Kostani i bëri publike gjatë konferencës “Sfidat e sigurisë së informacionit në realitetin e TIK”, bashkorganizuar nga AKSIK dhe AMIK.

Në prezantimin me temë “Inteligjenca Artificiale dhe Siguria e Informacionit | Qasjet e BE-së dhe NATO-s”, Kostani ndau përvojën e Shqipërisë në integrimin e inteligjencës artificiale në administratën publike, duke evidentuar përdorimin e saj në ofrimin e shërbimeve dhe përpunimin e dokumentacionit elektronik.

Sipas Kostanit, shërbimet për pensionistët janë bërë të aksesueshme edhe përmes komandave zanore, ndërsa inteligjenca artificiale po integrohet gjithashtu në sektorët e tatimeve, doganave dhe në procesin e integrimit evropian.

Një pjesë e diskutimit iu kushtua sigurisë së informacionit të klasifikuar dhe sovranitetit teknologjik, si edhe rolit të Shqipërisë në zhvillimin e standardeve ndërkombëtare për inteligjencën artificiale.

Në këtë drejtim, u evidentua edhe përfaqësimi i AKSHI-t në Bordin e NATO-s për të Dhënat dhe Inteligjencën Artificiale (DARB), si pjesë e kontributit në diskutimet dhe nismat ndërkombëtare për këto fusha.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Inteligjenca artificiale në administratën publike, mbi 500 mijë ndërveprime me Diella 4.0 në një muaj

Zëvendësdrejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Romina Kostani deklaroi brenda një muaji janë kryer mbi 500…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia