Karakaçi: Nënshkruhen dy marrëveshje me SHBA për projekte energjetike

Shqipëria ka nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e projekteve strategjike në sektorin energjetik, gjatë Ministerialit të Partneritetit Transatlantik për Bashkëpunimin Energjetik, që u zhvillua në Varshavë, me bashkorganizator Departamentin Amerikan të Energjisë.


Shqipëria ka nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e projekteve strategjike në sektorin energjetik, gjatë Ministerialit të Partneritetit Transatlantik për Bashkëpunimin Energjetik, që u zhvillua në Varshavë, me bashkorganizator Departamentin Amerikan të Energjisë.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi pas përfundimit të ministerialit, u shpreh se pjesëmarrja në këtë takim ishte një mundësi e rëndësishme për Shqipërinë për të avancuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të nënshkruar dy marrëveshje.

“Marrëveshja e parë është për gazsjellësin që ndërlidh Kroacinë, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi dhe Shqipërinë, për ta lidhur këtë infrastrukturë me TAP. Shqipëria nënshkroi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me shtetin amerikan për këtë projekt. Lajmi i mirë është që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përfshira në këtë projekt dhe e konsiderojnë si nyjë strategjike në rajon”, deklaroi Karakaçi.

Marrëveshja e dytë lidhet me vijimin e projektit të hidrocentralit të Skavicës, për të cilin ministri bëri të ditur se po punohet në bashkëpunim me kompaninë “Bechtel” për përmbylljen e studimeve mjedisore dhe të fizibilitetit.

“Po zhvillojmë dhe po përmbyllim të gjitha studimet e nevojshme mjedisore të fizibilitetit. Kemi ecur mirë aty, po shikojmë edhe disa elemente të tjera teknike për ta bërë tashmë projektin të financueshëm”, theksoi ai.

Në kuadër të ministerialit, Karakaçi zhvilloi edhe takime me homologë të vendeve të rajonit, mes tyre ministren bullgare të Energjisë, me të cilën diskutoi për thellimin e bashkëpunimit energjetik mes dy vendeve.

Ministri bëri të ditur se, “të dy ndamë qëndrimin që bashkëpunimi energjetik ndërmjet dy shteteve tona duhet të thellohet dhe në dhjetor nënshkruajmë një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Energjisë së Bullgarisë”.

Ai informoi gjithashtu për ecurinë e projekteve të ndërlidhjes energjetike në rajon, duke konfirmuar përfundimin e linjës së transmetimit Shqipëri – Maqedoni e Veriut dhe vijimin e punës për linjën që do të mundësojë lidhjen e korridorit të transmetimit mes Bullgarisë dhe Shqipërisë.

Gjatë qëndrimit në Varshavë, ministri zhvilloi takime edhe me zyrtarë amerikanë të Departamentit të Energjisë, ku diskutoi për mundësitë e rritjes së investimeve amerikane në sektorin energjetik shqiptar.

“Sigurisht që sektori energjetik në Shqipëri tashmë është në një moment mjaft të mirë. Kemi marrë masa reformuese, përafruese me Bashkimin Europian, kemi thithur investime të huaja, kemi rritur kapacitetet gjeneruese, sidomos të energjisë së rinovueshme, po zhvillojmë projekte të energjisë së erës dhe jemi shumë mirë të pozicionuar për tërheqjen e investimeve të huaja nga të gjitha shtetet e tjera”, deklaroi Karakaçi.

Burimi ATSH

Karakaçi: Nënshkruhen dy marrëveshje me SHBA për projekte energjetike

Shqipëria ka nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e projekteve strategjike në sektorin energjetik, gjatë Ministerialit të Partneritetit Transatlantik për…

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Karakaçi: Nënshkruhen dy marrëveshje me SHBA për projekte energjetike

Shqipëria ka nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e projekteve strategjike në sektorin energjetik, gjatë Ministerialit të Partneritetit Transatlantik për…