Projektligj i ri “Për Shërbimet e Kujdesit Social”, Spahiu: Përshtatje me nevojat e qytetarëve

Projektligji i ri “Për shërbimet e kujdesit social” synon rritjen e cilësisë së shërbimeve, zgjerimin e aksesit dhe forcimin e mbështetjes për individët dhe familjet në nevojë, si dhe krijimin e Agjencisë së profilizuar për çështjet sociale, përmes transformimit të Shërbimit Social Shtetëror.


Projektligji i ri “Për shërbimet e kujdesit social” synon rritjen e cilësisë së shërbimeve, zgjerimin e aksesit dhe forcimin e mbështetjes për individët dhe familjet në nevojë, si dhe krijimin e Agjencisë së profilizuar për çështjet sociale, përmes transformimit të Shërbimit Social Shtetëror. Ndryshimet e propozuara sjellin një model më efikas dhe gjithëpërfshirës, me shërbime të përshtatura sipas nevojave të qytetarëve dhe më pranë komunitetit.

Gjatë diskutimit me grupet e interesit, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, theksoi se projektligji sjell një qasje të re, ku mbështetja sociale përcaktohet nga nevojat konkrete të individit dhe familjes, përmes vlerësimit profesional, planeve individuale të mbështetjes dhe menaxhimit të rastit.

“Sot dua të ndaj me ju dhe një vendimmarrje tjetër, që përsëri dhe kjo është e kërkuar nga ju, që shërbimi duhet të përshtatet me qytetarin. Pra, jo qytetari të shkojë të gjejë shërbimin që i takon, por shërbimi duhet të përshtatet me qytetarin. Kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur që në këtë ligj të përfshijmë fillimisht vlerësimin profesional të nevojave, planin individual të mbështetjes dhe menaxhimin e rastit”, u shpreh ministrja Spahiu.

Ministrja nënvizoi gjithashtu rëndësinë e forcimit të kapaciteteve profesionale dhe institucionale, veçanërisht në nivel vendor, si dhe përafrimin e legjislacionit me standardet evropiane, për të garantuar shërbime më cilësore dhe mbështetje më efektive për qytetarët.

Gjatë diskutimeve, përfaqësuesit e grupeve të interesit ndanë vlerësimet dhe propozimet e tyre për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe forcimin e sistemit të shërbimeve të kujdesit social.

Çfarë sjell të re projektligji?

🔹 Akses më i gjerë në shërbimet sociale

Forcohet parimi i aksesit universal dhe të barabartë në sistem, me vëmendje të veçantë për fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara, viktimat e dhunës dhe trafikimit, familjet dhe individët në situatë vulnerabiliteti.

🔹 Më shumë shërbime pranë familjes dhe komunitetit

Zgjerohet dhe diversifikohet gama e shërbimeve, duke i dhënë përparësi mbështetjes në familje dhe komunitet, jetesës së pavarur dhe alternativave ndaj kujdesit institucional.

🔹 Kujdesi afatgjatë bëhet pjesë e sistemit

Për herë të parë krijohet një bazë e qartë për zhvillimin e kujdesit afatgjatë, veçanërisht për personat që kanë nevojë për mbështetje të vazhdueshme, duke synuar ruajtjen e autonomisë dhe dinjitetit të tyre dhe njëkohësisht mbështetjen e familjeve që kujdesen për ta.

🔹 Financim më i qëndrueshëm për shërbimet

Forcohet Fondi Social Qendror dhe krijohet Fondi Social Vendor, për t’i lidhur më mirë burimet financiare me nevojat reale të qytetarëve në çdo territor. Financimi orientohet drejt një metodologjie më transparente, të lidhur me llojin, standardin dhe koston e shërbimit.

🔹 Bashkitë marrin rol më të fortë

Bashkitë do të kenë përgjegjësi të qarta për identifikimin e nevojave, planifikimin, zhvillimin, financimin dhe garantimin e vazhdimësisë së shërbimeve në territorin e tyre.

🔹 Standard më i lartë dhe më shumë kontroll mbi cilësinë

Forcohen standardet, licencimi, monitorimi, inspektimi dhe vlerësimi i performancës së shërbimeve, së bashku me profesionalizimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të punonjësve socialë.

🔹 Një sistem social më modern dhe i digjitalizuar

Forcohet Regjistri Elektronik Kombëtar i Shërbimeve të Kujdesit Social, për të pasur informacion më të mirë, menaxhim më efikas të rasteve dhe politika të bazuara në të dhëna.

Çfarë ndryshon konkretisht për qytetarin?

Me ligjin e ri për shërbimet e kujdesit social, synojmë që qytetari të mos mbetet vetëm përballë një nevoje sociale, por të ketë një sistem që e identifikon, e orienton dhe e mbështet. Konkretisht:

Më e lehtë për të hyrë në sistem – qytetarit i vlerësohet nevoja dhe orientohet drejt shërbimit që i përshtatet, në vend që të kërkojë vetë se ku duhet të drejtohet.
Më shumë shërbime pranë shtëpisë – prioritet marrin shërbimet në familje dhe komunitet, në mënyrë që fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe personat në nevojë të mbështeten sa më pranë mjedisit ku jetojnë.
Një person apo familje me disa nevoja nuk trajtohet në mënyrë të fragmentuar – përmes menaxhimit të rastit, shërbimet dhe institucionet koordinohen rreth nevojave konkrete të individit.
Më shumë mbështetje për të moshuarit dhe familjet që kujdesen për ta – kujdesi afatgjatë bëhet pjesë e sistemit, duke përfshirë zhvillimin e shërbimeve në familje dhe komunitet dhe mbështetjen për personat që kanë nevojë për kujdes të vazhdueshëm.
Më shumë shërbime edhe në nivel vendor – bashkitë marrin përgjegjësi më të qarta për të identifikuar nevojat dhe për të garantuar vazhdimësinë e shërbimeve në territorin e tyre.
Më shumë garanci për cilësinë – shërbimet do t’u nënshtrohen standardeve, monitorimit, licencimit dhe inspektimit, ndërsa qytetari do të ketë mekanizma më të qartë për ankesat dhe vlerësimin e shërbimit e shërbimit.

Projektligj i ri “Për Shërbimet e Kujdesit Social”, Spahiu: Përshtatje me nevojat e qytetarëve

Projektligji i ri “Për shërbimet e kujdesit social” synon rritjen e cilësisë së shërbimeve, zgjerimin e aksesit dhe forcimin e…

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Projektligj i ri “Për Shërbimet e Kujdesit Social”, Spahiu: Përshtatje me nevojat e qytetarëve

Projektligji i ri “Për shërbimet e kujdesit social” synon rritjen e cilësisë së shërbimeve, zgjerimin e aksesit dhe forcimin e…