Ambasada Shqiptare në Spanjë, pritje me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë dhe 40-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike

Ambasadorja Entela Gjika vlerësoi miqësinë e fortë ndërmjet dy vendeve dhe dinamizmin e ri të marrëdhënieve dypalëshe.


Më 16 nëntor 2026, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Madrid organizoi në Hotel Wellington pritjen me rastin e Festës Kombëtare, 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 40-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Spanjës.

Në fjalën e saj, Ambasadorja Entela Gjika vlerësoi miqësinë e fortë ndërmjet dy vendeve dhe dinamizmin e ri të marrëdhënieve dypalëshe.

POSTIMI I AMBASADËS SHQIPTARE

🇦🇱| Më 16 nëntor 2026, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Madrid organizoi në Hotel Wellington pritjen me rastin e Festës Kombëtare, 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 40-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Spanjës.

Në fjalën e saj, Ambasadorja Entela Gjika vlerësoi miqësinë e fortë ndërmjet dy vendeve dhe dinamizmin e ri të marrëdhënieve dypalëshe, të dëshmuar nga intensifikimi i kontakteve politike dhe parlamentare, rritja e shkëmbimeve tregtare, investimeve dhe turizmit, prania e bizneseve shqiptare në Spanjë, si dhe destinacionet e reja ajrore që po i afrojnë gjithnjë e më shumë dy popujt.

Ambasadorja nënvizoi progresin e rëndësishëm të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Spanjës në këtë proces. Ajo vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin në fushat e arsimit, shkencës, transformimit digjital dhe kulturës, si edhe rolin e komunitetit shqiptar në Spanjë si një urë e gjallë miqësie ndërmjet dy vendeve.

Një vend i veçantë në fjalë iu kushtua shkëmbimeve kulturore, të cilat gjatë këtij viti jubilar kanë afruar më tej Shqipërinë dhe Spanjën përmes letërsisë shqipe të përkthyer në spanjisht, kinematografisë, baletit dhe flamenkos.

Në pritje morën pjesë përfaqësues të institucioneve spanjolle, të trupit diplomatik të akredituar në Madrid, të botës së biznesit, kulturës dhe akademisë, anëtarë të komunitetit shqiptar, si dhe miq e dashamirës të Shqipërisë. Interpretoi himnin shqiptar dhe spanjoll si dhe dy pjesë muzikore, violinisti shqiptar i Sinfonica de Galicia dhe Grupo Instumental Siglo XX, Florian Vlashi.

Me mbështetjen e AlbChef, shefi Genti Skëndaj solli në Madrid shijet e kuzhinës tradicionale shqiptare. Mbrëmja u shoqërua nga verërat shqiptare të Kantinës Nurellari dhe Kantinës Korça 2000, duke promovuar me krenari traditën dhe prodhimet cilësore shqiptare, gjithashtu mirënjohje të veçantë Hotel Wellington për mikpritjen dhe bashkëpunimin.

Ambasada Shqiptare në Spanjë, pritje me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë dhe 40-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike

Ambasadorja Entela Gjika vlerësoi miqësinë e fortë ndërmjet dy vendeve dhe dinamizmin e ri të marrëdhënieve dypalëshe.

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasada Shqiptare në Spanjë, pritje me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë dhe 40-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike

Ambasadorja Entela Gjika vlerësoi miqësinë e fortë ndërmjet dy vendeve dhe dinamizmin e ri të marrëdhënieve dypalëshe.