Salla: Forcim kontrolleve në tregun e produkteve blegtorale dhe rritje e gjurmueshmërisë
Forcimi i kontrolleve në tregun e produkteve blegtorale, rritja e gjurmueshmërisë dhe mbështetja për fermerët ishin në fokus të takimit të sotëm të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla me përfaqësues të Shoqatës së Blegtorëve.

Gjatë takimit, ministri Salla bëri të ditur se diskutimet u përqendruan në sfidat me të cilat përballet sektori i blegtorisë, si dhe në masat për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe laboratorike, rritjen e transparencës dhe garantimin e gjurmueshmërisë së produkteve.
Ministrja Salla theksoi rëndësinë e përmirësimit të mekanizmave të kontrollit dhe mbikëqyrjes së tregut, me synim adresimin e problematikave të sektorit, mbrojtjen e konsumatorit dhe krijimin e kushteve për një zhvillim të qëndrueshëm të blegtorisë.
Në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU) dhe Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV), do të vijojë puna për identifikimin dhe trajtimin e problematikave, si dhe përmirësimin e mbështetjes ndaj blegtorëve.
Nisma synon forcimin e standardeve të sigurisë ushqimore, rritjen e konkurrueshmërisë dhe zhvillimin e një sektori blegtoral më transparent e të qëndrueshëm.
Burimi ATSH