Rama takim në Bruksel me presidentin e Këshillit Evropian António Costa

Kryeministri Edi Rama u takua sot në Bruksel me presidentin e Këshillit Evropian, António Costa.


Kryeministri Edi Rama u takua sot në Bruksel me presidentin e Këshillit Evropian, António Costa.

Takimi erdhi në kuadër të pjesëmarrjes së kryeministrit Rama në Forumin II të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, që po zhvillohet në Bruksel, nën temën “Evropë më e gjerë – Evropë më e fortë”.

Agjencia për Media dhe Informim (MIA) në një postim në rrjetet sociale, deklaroi se ky takim vjen në një moment të rëndësishëm për procesin e zgjerimit dhe avancimin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Kryeministri Rama, po merr pjesë në Forumin II të Zgjerimit të Bashkimit Evropian që fokusohet në progresin e vendeve kandidate, Paketën e Zgjerimit të këtij viti dhe perspektivën e një Bashkimi Evropian më të zgjeruar dhe më rezistent.

Kryeministri Rama ishte sot pjesë e panelit me temë “Arritjet e zgjerimit: Reforma, Investime dhe Rritje”, së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajić, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, Komisionerin Europian për Ekonominë dhe Produktivitetin, si dhe për Zbatimin dhe Thjeshtimin, Valdis Dombrovskis, dhe deputetin e Parlamentit Europian, Thijs Reuten, me moderimin e Suzanne Lynch, drejtuese e zyrës së Bloomberg në Bruksel.

Sipas agjendës së publikuar, në kuadër të vizitës kryeministri Rama do të zhvillojë takim edhe me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Lexo më shumë nga

Rama takim në Bruksel me presidentin e Këshillit Evropian António Costa

Kryeministri Edi Rama u takua sot në Bruksel me presidentin e Këshillit Evropian, António Costa.

Global 360

Vendet evropiane vendosin kushte për bisedimet e sigurisë me Rusinë

Një shumicë e madhe e vendeve evropiane janë të gatshme të zhvillojnë bisedime me Rusinë për çështjet kryesore të sigurisë…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama takim në Bruksel me presidentin e Këshillit Evropian António Costa

Kryeministri Edi Rama u takua sot në Bruksel me presidentin e Këshillit Evropian, António Costa.