
Administrata Doganore: 207 miliardë lekë të ardhura në 10 muaj
Administrata Doganore ka mbledhur 207 miliardë lekë të ardhura gjatë periudhës janar-tetor 2026, me një rritje prej 7,6 miliardë lekësh krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Administrata Doganore ka mbledhur 207 miliardë lekë të ardhura gjatë periudhës janar-tetor 2026, me një rritje prej 7,6 miliardë lekësh krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Sipas të dhënave të publikuara nga Administrata Doganore, ky është niveli më i lartë i të ardhurave për 10-mujorin në dekadën e fundit, pavarësisht ndikimit negativ të kursit të këmbimit.
Efekti i kursit të këmbimit vlerësohet në rreth 6,3 miliardë lekë, si pasojë e zhvlerësimit të euros me 3,2% dhe dollarit amerikan me 8,2%.
Të ardhurat doganore janë rritur nga 130,2 miliardë lekë në vitin 2017 në 199,4 miliardë lekë në vitin 2025, ndërsa për periudhën janar-tetor 2026 kanë arritur në 207 miliardë lekë.
Administrata Doganore bën të ditur se vijon punën për realizimin e planit të të ardhurave, mbështetjen e tregtisë së hapur dhe të drejtë, si dhe zbatimin e politikave tregtare dhe ekonomike.
Burimi ATSH



















