Demo: Besimin e Ramës dhe Asamblesë do ta kthejmë në rezultate për Tiranën

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo dhe zëvendëskryeministrja Albana Koçiu do të drejtojnë së bashku Partinë Socialiste në bashkinë e Tiranës, pas besimit të marrë sot nga Asambleja Kombëtare e kësaj force politike.

Në një reagim pas zgjedhjes, Demo falënderoi kryeministrin dhe kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe anëtarët e Asamblesë Kombëtare për besimin, si dhe shprehu mirënjohje për socialistët për kontributin e tyre ndër vite.

Demo theksoi se së bashku me Koçiun, deputetët e bashkisë së Tiranës dhe strukturat e partisë do të angazhohen për organizimin dhe forcimin e PS-së në çdo lagje, njësi administrative dhe fshat të kryeqytetit.

Ai nënvizoi se puna do të mbështetet tek organizimi në ekip, përgjegjësia individuale dhe komunikimi i vazhdueshëm me qytetarët, duke ndjekur nga afër problematikat e tyre.

Sipas Demos, qytetarët e Tiranës presin shërbime publike më të mira, shkolla të sigurta për fëmijët dhe institucione që u përgjigjen shqetësimeve të tyre të përditshme.

“Përgjegjësia jonë është ndaj të gjithë qytetarëve të Tiranës, pavarësisht bindjeve të tyre politike”, u shpreh Demo, duke theksuar se besimi i marrë do të përkthehet në organizim, punë konkrete dhe rezultate për kryeqytetin.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Demo: Besimin e Ramës dhe Asamblesë do ta kthejmë në rezultate për Tiranën

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo dhe zëvendëskryeministrja Albana Koçiu do të drejtojnë së bashku Partinë Socialiste në bashkinë e Tiranës,…

Global 360

Vendet evropiane vendosin kushte për bisedimet e sigurisë me Rusinë

Një shumicë e madhe e vendeve evropiane janë të gatshme të zhvillojnë bisedime me Rusinë për çështjet kryesore të sigurisë…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia