Koçiu: Nga Tirana nis fitorja e PS-së drejt objektivit “Shqipëria 2030” në BE

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu shprehu sot mirënjohjen për kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, për besimin e dhënë për të qenë bashkëkryetare e PS-së në Tiranë, së bashku me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo.

Në një reagim pas Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Koçiu theksoi se angazhimi i përbashkët do të vijojë në çdo lagje dhe njësi administrative të kryeqytetit.

Ajo nënvizoi se puna do të përqendrohet në përmbushjen e objektivave për integrimin europian të Shqipërisë, si dhe në realizimin e angazhimeve ndaj qytetarëve për shërbime më cilësore dhe rezultate konkrete.

“Bashkë me Ervinin, Ogertën dhe çdo socialist të Tiranës, do të vijojmë punën në çdo lagje e në çdo njësi”, u shpreh Koçiu.

Ajo theksoi se Tirana, si kryeqytet europian, duhet të jetë shembull i zhvillimit dhe krijimit të mundësive të reja për familjet, duke e cilësuar atë si pikënisjen e fitores së Partisë Socialiste drejt objektivit “Shqipëria 2030” në BE.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Protesta e “Flamingove” u dëgjua, “Pasqyrë Albania” siguron marrjen e përgjigjeve

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se qeveria e ka dëgjuar protestën e “Flamingove” dhe ka…

Global 360

Vendet evropiane vendosin kushte për bisedimet e sigurisë me Rusinë

Një shumicë e madhe e vendeve evropiane janë të gatshme të zhvillojnë bisedime me Rusinë për çështjet kryesore të sigurisë…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia