Rama: Protesta e “Flamingove” u dëgjua, “Pasqyrë Albania” siguron marrjen e përgjigjeve

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se qeveria e ka dëgjuar protestën e “Flamingove” dhe ka krijuar disa instrumente në përgjigje të kërkesave të tyre.

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se qeveria e ka dëgjuar protestën e “Flamingove” dhe ka krijuar disa instrumente në përgjigje të kërkesave të tyre.

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama theksoi se ky nuk është një mandat katërvjeçar i radhës, por është një mision i ngarkuar nga një popull i tërë dhe nuk zhbëhet dot nga askush.

“Pikërisht se është më shumë se një mandat katërvjeçar, është një mision, nuk është një leje për t’i dëgjuar njerëzit një herë në katër vjet. Sa më i fortë mandati, aq më e udhës bëhet dëgjimi i shpeshtë, shpjegimet e palodhura dhe gatishmëria e plotë për dialogun”, tha Rama.

“Flitet për dialogun edhe ato grykët e errëta përsërisin pa pushim që nuk u dëgjuan flamingot, u përqeshën, u anatemuan, u neglizhuan dhe se është vonë tani për të bërë dialog. Së pari flamingot vetëm ne i kemi dëgjuar dhe sot ne kemi fakte për këtë. S’kemi më vetëm reflektime. Sot ne kemi disa instrumente që nuk i kishim më parë dhe që i krijuam se dëgjuam ata, duke filluar që nga kryesori për ata instrumenti i ndjekjes së hallit në ‘Pasqyrë Albania’”, shtoi Rama.

Rama tha se “Pasqyrë Albania” është syri i institucionit që duhet të sigurojë që ajo kërkesë të marrë përgjigje në kohë.

“Nuk kemi qenë asnjëherë të pavëmendshëm ndaj tyre. Unë personalisht i kam dëgjuar ata më shumë se ata kanë dëgjuar njëri-tjetrin”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Protesta e “Flamingove” u dëgjua, “Pasqyrë Albania” siguron marrjen e përgjigjeve

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se qeveria e ka dëgjuar protestën e “Flamingove” dhe ka…

Global 360

Vendet evropiane vendosin kushte për bisedimet e sigurisë me Rusinë

Një shumicë e madhe e vendeve evropiane janë të gatshme të zhvillojnë bisedime me Rusinë për çështjet kryesore të sigurisë…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia