Kallas vlerëson përparimin e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së: Janë pranë finishit, zgjerimi të bazohet në merita

Shefja e diplomacisë europiane, Kaja Kallas vlerësoi përparimin e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt anëtarësimit në BE, duke theksuar se Podgorica është pranë përfundimit të procesit, sipas “France24”.


Shefja e diplomacisë europiane, Kaja Kallas vlerësoi përparimin e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt anëtarësimit në BE, duke theksuar se Podgorica është pranë përfundimit të procesit, sipas “France24”.

Ajo nënvizoi se zgjerimi duhet të bazohet në meritat e secilit vend kandidat, respektimin e shtetit të së drejtës dhe përmbushjen e reformave.

Kallas vlerësoi ecurinë e Shqipërisë dhe Malit të Zi në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, duke i cilësuar si vende që kanë bërë hapa të rëndësishëm drejt anëtarësimit.

Në një intervistë për televizionin “France 24”, Kallas u shpreh se Mali i Zi mund ta përfundojë procesin së shpejti, ndërsa Shqipëria, Moldavia dhe Ukraina janë gjithashtu, ndër vendet që po përparojnë drejt anëtarësimit.

“Ne po vijojmë të bëjmë hapa para me procesin e zgjerimit. Shpresojmë që Mali i Zi ta kalojë vijën e finishit së shpejti. Kemi edhe shtete të tjera të rëndësishme që janë vërtet shumë pranë tij në këtë proces. Kemi Shqipërinë, Moldavinë, Ukrainën, si dhe shtete të tjera që aspirojnë të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian. Procesi i zgjerimit nga njëra anë është i vështirë, por është gjithashtu e rëndësishme që këto shtete të fitojnë qasje në tregun e përbashkët, si dhe në lëvizjen e lirë të njerëzve”, tha Kallas.

Sipas Kallas, ky proces duhet të vijojë të bazohet në meritat individuale të secilit shtet kandidat, duke vlerësuar përmbushjen e kritereve dhe respektimin e shtetit të së drejtës.

“Ky proces duhet të vijoje të jetë i bazuar në merita individuale. Zgjerimi duhet të jetë gjithashtu, një proces ku ne verifikojmë nëse një shtet kandidat, respekton vërtet shtetin e së drejtës dhe të gjitha parimet thelbësore që janë të rëndësishme për Bashkimin Evropian. Përndryshe, pasi këto shtete të jenë bërë pjesë e Bashkimit Evropian, zbatimi i reformave bëhet shumë më i vështirë sesa më parë. Mendoj se është e rëndësishme që të zgjerohemi sepse është një vendim gjeopolitik. Ajo që mendoj unë është se, në situatën aktuale të sigurisë, duhet të flasim edhe me qytetarët tanë për vlerat, që këto shtete do të na sjellin në familjen evropiane”, tha Kallas.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Kallas vlerëson përparimin e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së: Janë pranë finishit, zgjerimi të bazohet në merita

Shefja e diplomacisë europiane, Kaja Kallas vlerësoi përparimin e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt anëtarësimit në BE, duke theksuar…

Global 360

Vendet evropiane vendosin kushte për bisedimet e sigurisë me Rusinë

Një shumicë e madhe e vendeve evropiane janë të gatshme të zhvillojnë bisedime me Rusinë për çështjet kryesore të sigurisë…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kallas vlerëson përparimin e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së: Janë pranë finishit, zgjerimi të bazohet në merita

Shefja e diplomacisë europiane, Kaja Kallas vlerësoi përparimin e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt anëtarësimit në BE, duke theksuar…