
Wendt takon të rinjtë shqiptarë, diskuton mbështetjen amerikane për projektet në komunitet
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, u takua me të rinj shqiptarë që kanë marrë pjesë në programet e shkëmbimit amerikan

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, u takua me të rinj shqiptarë që kanë marrë pjesë në programet e shkëmbimit amerikan, me të cilët diskutoi idetë dhe zgjidhjet që propozojnë për zhvillimin e komuniteteve të tyre.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë theksoi se, takimi kishte në fokus dëgjimin e këndvështrimeve të të rinjve dhe mundësitë për mbështetjen e nismave të tyre.
“Ambasadori Eric Wendt u takua me të rinj që kanë marrë pjesë në programet e shkëmbimit të SHBA-së për të dëgjuar këndvështrimet e tyre dhe për të diskutuar se si Shtetet e Bashkuara mund t’i mbështesin në zbatimin e zgjidhjeve që propozojnë për komunitetet e tyre”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Marrë nga ATSH

















