Inteligjenca Artificiale në fokus të konferencës shkencore në Akademinë e Shkencave

Akademia e Shkencave e Shqipërisë organizoi konferencën shkencore ndërkombëtare dyditore “AI Horizon – Një hapësirë e re krijimtarie dhe inovacioni”, me fokus zhvillimet dhe mundësitë që ofron inteligjenca artificiale në fusha të ndryshme.

Konferenca, e organizuar nga Seksioni i Shkencave Natyrore Teknike dhe Njësia Kërkimore për Inteligjencën Artificiale, në bashkëpunim me universitete dhe institucione kërkimore, nisi punimet ditën e djeshme.

Gjatë hapjes, akademiket Kozeta Sevrani dhe Anila Hoda theksuan rëndësinë e përdorimit të përgjegjshëm të inteligjencës artificiale, kontributin e saj në zhvillimin e kërkimit shkencor dhe nevojën për të krijuar teknologji që mbështesin edhe gjuhën shqipe.

Në katër sesione tematike u prezantuan 15 kumtesa mbi modelet e inteligjencës artificiale, aplikimet në industri, kujdesin shëndetësor, zhvillimin e softuerëve dhe sigurinë kibernetike.

Konferenca vijon punimet edhe gjatë ditës së sotme (13 nëntor), me diskutime mbi potencialin inovativ të inteligjencës artificiale dhe sfidat e integrimit të saj në kërkimin shkencor dhe në shoqëri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ylli përshëndet miratimin e ligjit të sponsorizimit: Hap i rëndësishëm për zhvillimin e sportit shqiptar

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, përshëndeti miratimin e ligjit për sponsorizimin në sport, duke e cilësuar atë…

Global 360

Kurti takon Magyar: Hungaria është një nga qendrat e rëndësishme në rrugën euroatlantike të Kosovës

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se sa më e integruar dhe më e fortë institucionalisht të jetë Kosova, aq më e…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia