Ylli përshëndet miratimin e ligjit të sponsorizimit: Hap i rëndësishëm për zhvillimin e sportit shqiptar
Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, përshëndeti miratimin e ligjit për sponsorizimin në sport, duke e cilësuar atë një hap të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit mes sportit dhe biznesit.

Në një reagim, Ylli, i cili është edhe një nga iniciatorët e këtij ligji, vlerësoi nismën e qeverisë shqiptare, duke theksuar se krijon mundësi të reja për përfshirjen aktive të biznesit në zhvillimin e sportit.
Sipas tij, ligji do t’i shërbejë Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Federatës Shqiptare të Futbollit, federatave të tjera, klubeve dhe sportistëve, duke krijuar kushte më të mira dhe më shumë mundësi për përfaqësimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
“Sot nuk po flasim thjesht për një ligj të ri, por për një mundësi të re, për një vizion të ri dhe për ambicien për ta çuar sportin shqiptar në një tjetër nivel”, u shpreh Ylli.
Burimi ATSH