
Rama: Tunelet e Korridorit VIII në Librazhd, kantiere që s’ndalen të Shqipërisë së re Europiane që nuk ndalet
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetet sociale pamje nga punimet për ndërtimin e tuneleve në aksin e Korridorit VIII, në zonën e Librazhdit.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetet sociale pamje nga punimet për ndërtimin e tuneleve në aksin e Korridorit VIII, në zonën e Librazhdit.
Në videon e shpërndarë, Rama sjell pamje nga ecuria e punimeve në kantier, ndërsa thekson vijimin e këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturor.
“Ja tunelet e Korridorit VIII në Librazhd, kantiere që s’ndalen të Shqipërisë së re Europiane që nuk ndalet”, shkruan Rama.
Korridori VIII është një nga projektet strategjike të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, që lidh Italinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, duke krijuar një nyje të rëndësishme transporti në rajon.
Ky korridor ndërlidhet me rrjete të tjera të rëndësishme rrugore dhe me Korridoret IV dhe IX, si dhe është pjesë e Rrjetit Transevropian të Transportit (TEN-T) që prej 1 dhjetorit 2022.
Përfshirja e Korridorit VIII në planet strategjike të sigurisë dhe transportit të NATO-s i jep Shqipërisë një rol të rëndësishëm në ndërlidhjen rajonale dhe në arkitekturën e sigurisë euroatlantike.


















