Karakaçi: 35,15 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore në 2027-ën, financim për projektet madhore

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, përmes një videomesazhi, bëri të ditur se “ky është fondi që buxheti i akordon Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për zhvillimin e rrugëve”.


Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të financojë me 35,15 miliardë lekë zhvillimin e infrastrukturës rrugore në vitin 2027, me fokus projektet madhore dhe përmirësimin e lidhjeve infrastrukturore në vend.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, përmes një videomesazhi, bëri të ditur se “ky është fondi që buxheti i akordon Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për zhvillimin e rrugëve”.

Sipas ministrit, “dy projekte madhore, autostrada Tiranë–Durrës dhe aksi Tiranë–Ndroq–Plepa, do të financohen tërësisht nga buxheti i shtetit, duke krijuar kushtet për përshpejtimin e punimeve dhe përfundimin e tyre në një kohë sa më të shkurtër”.

“Ndërkohë, një tjetër vepër e rëndësishme, bajpasi i Elbasanit, kalon tashmë në një skemë të re financimi, përmes buxhetit të shtetit, duke i dhënë një perspektivë të re vijimit dhe realizimit të këtij projekti”, tha Karakaçi.

Ministri u ndal edhe te projektet e tjera infrastrukturore që do të marrin mbështetje financiare gjatë vitit 2027, duke theksuar rëndësinë e Korridorit VIII dhe Korridorit Blu.

“Korridori Blu po merr jetë përmes projekteve koncesionare, Kashar–Rrogozhinë, punimet e të cilit nisin në fund të këtij viti, Lekaj–Fier dhe Milot–Balldren, për të cilët jemi afër nënshkrimit të kontratës që i hap rrugën finalizimit të projektit të zbatimit dhe nisjes së punimeve”, u shpreh ai.

Karakaçi bëri të ditur se në buxhetin e vitit 2027 janë përfshirë edhe projekte të reja, si hyrja veriore e Tiranës, e cila anashkalon Kamzën, rruga Berat–Skrapar, si dhe hyrja verilindore e Tiranës, që lidh kryeqytetin me Rrugën e Arbrit.

“Ndërkohë, ARRSH po finalizon dhe po vijon punën për hartimin e projekteve të reja rrugore. Kemi në proces tri rrugë, për të cilat do të shqyrtohet mundësia e financimit: Koplik–Bogë–Theth, Rruga e Vjosës dhe lidhja Rrëshen–Mirditë”, deklaroi ministri.

Sipas tij, objektivi është ndërtimi i një infrastrukture rrugore moderne, më të sigurt dhe më të qëndrueshme, që përmirëson lidhjet mes qyteteve dhe rajoneve, si dhe forcon integrimin e Shqipërisë me rrjetet evropiane të transportit.

“Ky është një buxhet që nuk mbështet vetëm investimet e vitit 2027, por edhe vizionin dhe strategjinë tonë afatgjatë për zhvillimin e infrastrukturës rrugore në Shqipëri”, përfundoi Karakaçi.

Burimi ATSH

Rama inspekton bajpasin e Tiranës: Lehtëson trafikun, transparencë për shpronësimin e banorëve

Bajpasi i Tiranës konsiderohet një nyjë strategjike e infrastrukturës rrugore, që do të lidhë akset e Korridorit Blu, si dhe…

Global 360

Meloni i kërkon BE-së të caktojë një negociator për bisedimet e paqes në Ukrainë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i ka kërkuar Bashkimit Evropian të caktojë një përfaqësues të posaçëm për negociatat me Rusinë

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama inspekton bajpasin e Tiranës: Lehtëson trafikun, transparencë për shpronësimin e banorëve

Bajpasi i Tiranës konsiderohet një nyjë strategjike e infrastrukturës rrugore, që do të lidhë akset e Korridorit Blu, si dhe…