Miratohen rregullat e reja për funksionimin e Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve dhe Partneritetit Publik Privat

Këshilli i Ministrave ka miratuar organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve dhe Partneritetit Publik Privat (ATRAKO)


Këshilli i Ministrave ka miratuar organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve dhe Partneritetit Publik Privat (ATRAKO), duke përcaktuar kompetencat, mënyrën e financimit, tarifat për shërbimet dhe shpërblimin e veçantë për punonjësit që hartojnë studime fizibiliteti.

Sipas vendimit, ATRAKO do të jetë institucion publik buxhetor, me seli në Tiranë dhe në varësi të ministrit përgjegjës për ekonominë.

Agjencia do të ofrojë mbështetje teknike për institucionet qendrore dhe vendore në identifikimin dhe përgatitjen e projekteve koncesionare dhe të partneritetit publik privat (PPP).

Një ndër funksionet kryesore do të jetë hartimi i studimeve të fizibilitetit për projektet e institucioneve qendrore, ndërsa për institucionet e vetëqeverisjes vendore ky shërbim do të ofrohet kundrejt një tarife të posaçme dhe në varësi të disponueshmërisë.

Vendimi përcakton edhe tarifat që do të paguhen nga operatorët ekonomikë fitues të procedurave konkurruese, përpara nënshkrimit të kontratës. Ato variojnë nga 700 mijë lekë për projektet me vlerë investimi deri në 700 milionë lekë, në 1.4 milionë lekë për projektet deri në 2.1 miliardë lekë, 2.8 milionë lekë për projektet deri në 7 miliardë lekë dhe 4.2 milionë lekë për investimet mbi këtë vlerë.

Për angazhimin e konsulentëve të jashtëm në përgatitjen e studimeve të fizibilitetit, kostot do të përfshihen në një tarifë të veçantë, e cila do të bazohet në shpenzimet faktike dhe të dokumentuara. Kufiri maksimal i saj do të variojë nga 1.5% deri në 0.5% të vlerës së investimit, në varësi të madhësisë së projektit.

Një tjetër përcaktim lidhet me shpërblimin e punonjësve të agjencisë që marrin pjesë drejtpërdrejt në hartimin e studimeve të fizibilitetit. Për çdo studim të përfunduar dhe dorëzuar zyrtarisht, ata mund të përfitojnë deri në një pagë mujore bruto, por jo më shumë se për tri studime në vit. Masa do të përcaktohet sipas kontributit të dokumentuar dhe fondeve në dispozicion.

ATRAKO do të mbikëqyrë zbatimin e kontratave, do të monitorojë përputhshmërinë me standardet dhe procedurat për koncesionet dhe PPP-të, si dhe do të krijojë e administrojë Regjistrin e Koncesioneve dhe Partneriteteve Publike Private.

Vendimi parashikon vijimin e funksionimit të agjencisë aktuale ATRAKO deri në fillimin e plotë të funksionimit të strukturës së re. Me hyrjen në fuqi të vendimit të ri, shfuqizohet vendimi i mëparshëm i Këshillit të Ministrave nr. 285, datë 10 prill 2020.

Vendimi hyn në fuqi me hyrjen në fuqi të ligjit nr. 88/2025, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit

Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për biznesin dhe shoqëritë tregtare me standardet e…

Global 360

Meloni i kërkon BE-së të caktojë një negociator për bisedimet e paqes në Ukrainë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i ka kërkuar Bashkimit Evropian të caktojë një përfaqësues të posaçëm për negociatat me Rusinë

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit

Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për biznesin dhe shoqëritë tregtare me standardet e…