Balla takim me ministrin e Jashtëm të Rumanisë: Mirënjohje për mbështetjen në rrugën drejt BE-së
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndodhet në një vizitë zyrtare në Rumani, ku në Bukuresht është pritur dhe ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Dănuț Sebastian Neculăescu.

Sipas njoftimit për medie, gjatë takimit Balla shprehu mirënjohjen ndaj Rumanisë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Në këtë vizitë, Balla shoqërohet nga deputetët e Partisë Socialiste, Ermal Elezi dhe Loer Kume. “Mirënjohje Rumanisë për mbështetjen në rrugën tonë të anëtarësimit në BE”, shprehet Balla.
Burimi ATSH