Rama përsërit ftesën për dialog ndaj studentëve dhe pedagogëve

Kryeministri Edi Rama përsëriti sot ftesën për dialog ndaj studentëve dhe pedagogëve që vijojnë protestën, duke shprehur gatishmërinë e qeverisë për të shqyrtuar propozimet e tyre dhe për t’iu përgjigjur shqetësimeve të ngritura.


Kryeministri Edi Rama përsëriti sot ftesën për dialog ndaj studentëve dhe pedagogëve që vijojnë protestën, duke shprehur gatishmërinë e qeverisë për të shqyrtuar propozimet e tyre dhe për t’iu përgjigjur shqetësimeve të ngritura.

Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga sofra e gurtë e vendosur përpara godinës së Kryeministrisë, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në një tjetër apel për zhvillimin e bisedimeve me përfaqësuesit e protestës.

Megjithatë, protestuesit deri më tani e kanë refuzuar ftesën e Kryeministrit, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe duke paralajmëruar vijimin e protestës.

Rama është shprehur i gatshëm të shqyrtojë çdo propozim të paraqitur nga studentët dhe pedagogët, ndërsa ka bërë të ditur se qeveria po përgatit një paketë masash për adresimin e nevojave të tyre.

Sipas Kryeministrit, dëgjimi i shqetësimeve të qytetarëve duhet të përkthehet në vendimmarrje dhe mbështetje konkrete. Në këtë kuadër, ai ka theksuar se edhe buxheti i vitit 2027 parashikon masa shtesë në mbështetje të familjeve, shërbimeve publike dhe studentëve.

Ndërkohë, Rama ka paralajmëruar se çdo përpjekje për të nxitur terror urban, përçarje fetare apo për të cenuar traditën e tolerancës dhe harmonisë në Shqipëri do të përballet me përgjegjësi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ambasadorja e Zvicrës takim me Avokatin e Popullit

Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Siri Walt, u takua me Avokati i Popullit të Shqipërisë, Endrit Shabani, për të diskutuar…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadorja e Zvicrës takim me Avokatin e Popullit

Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Siri Walt, u takua me Avokati i Popullit të Shqipërisë, Endrit Shabani, për të diskutuar…