Rama: “Pasqyrë Albania”, një dritare e vetme digjitale për transparencë dhe komunikim me qytetarët

“Pasqyrë Albania”, një tjetër projekt i rëndësishëm që rrit transparencën dhe forcon besimin e qytetarit tek shteti, është gati të vihet në funksionim me të gjitha shërbimet që ofron.


“Pasqyrë Albania”, një tjetër projekt i rëndësishëm që rrit transparencën dhe forcon besimin e qytetarit tek shteti, është gati të vihet në funksionim me të gjitha shërbimet që ofron.

E konceptuar si rezultat i reflektimit mbi protestën qytetare të fillimqershorit, platforma sjell një qasje të re në marrëdhënien mes qytetarit dhe administratës, duke krijuar një dritare të vetme digjitale, ku mund të ndiqen investimet publike, vendimmarrja vendore, aplikimet dhe ankesat, si dhe të jepet kontribut në përmirësimin e nismave publike.

Kryeministri Rama prezantoi sot së bashku me dy ekspertë të AKSHI-t, Saimir Kapllani dhe Igli Tafa, konfigurimin e platformës, për t’u njohur nga afër me funksionalitetet dhe risitë që ajo sjell.

“Këtu jemi me djemtë e shkëlqyer të AKSHI-t, të cilët kanë zhvilluar një tjetër projekt jashtëzakonisht të rëndësishëm për ne, i cili lindi si rezultat i reflektimeve pas manifestimeve të mëdha të protestës së fillimqershorit të flamingove dhe u premtua si një hap i rëndsishëm përpara në marrëdhënien mes qytetarit dhe shtetit dhe anasjelltas për të adresuar një çështje kyçe ose më saktë “thembrën e Akilit” të këtyre marrëdhënieve, që është humbja e ankesës apo e kërkesës në oqeanin e burokracisë, dhe nga ana tjetër janë një sërë elementësh të tjerë, pa diskutim, të “Pasqyrë Albania”-s që e transformojnë të gjithë shtetin në sytë e qytetarit me një klik me një dritare të vetme. U punua intensivisht, tani jemi përballë rezultatit që së shpejti do ta bëjmë të aksesueshëm për publikun”, tha Rama.

“Pasqyrë Albania” është e konceptuar mbi katër shtylla kryesore, ku qytetarët do të kenë mundësi të ndjekin investimet publike dhe ecurinë e projekteve në zonën e tyre; të njihen me vendimet e bashkive dhe këshillave bashkiakë; të ndjekin në kohë reale statusin e aplikimeve, shërbimeve dhe ankesave, përfshirë edhe fazat e trajtimit të tyre në institucionet përgjegjëse; si edhe të mund të japin opinionet e tyre mbi projektaktet në konsultim publik.

Një hapësirë e veçantë është edhe “Flamingo Mirror”, “Pasqyra e Flamingos” e dedikuar për projektet me rëndësi të veçantë dhe çështjet me interes të lartë publik, duke ofruar informacion transparent përballë pretendimeve dhe dizinformimit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…