Rama: Teknologjia do t’i japë më shumë kontroll qytetarit dhe do të rrisë përgjegjësinë e institucioneve

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën “Pasqyrë Albania”, një projekt i rëndësishëm që rrit transparencën dhe forcon besimin e qytetarit tek shteti.


Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën “Pasqyrë Albania”, një projekt i rëndësishëm që rrit transparencën dhe forcon besimin e qytetarit tek shteti.

Gjatë prezantimit, eksperti i AKSHI-t Saimir Kapllani, shpjegoi se çdo ankesë do të pajiset me një kod të veçantë identifikimi dhe do të ndiqet përmes platformës, në bashkëpunim me sistemin e bashkëqeverisjes.

Sipas tij, qytetarët do të kenë mundësi të shohin jo vetëm statusin e ankesës, por edhe fazat nëpër të cilat kalon ajo brenda institucionit, nga kërkimi i informacionit deri te miratimi dhe përgjigjja përfundimtare.

Një risi tjetër është mundësia e gjurmimit të ankesave që për trajtimin e tyre kërkojnë ndërhyrjen e disa institucioneve.

“Janë të gjitha me kod të veçantë, siç vjen shërbimi me kod të veçantë nga “e-Albania”, ankesa regjistrohet me kod të veçantë dhe në Pasqyrë dhe ndiqet nga Bashkëqeverisja. Kjo është se si do gjurmohet ankesa. Ankesa gjurmohet edhe në nivel procesi, pra se ku është ankesa brenda institucionit, në cilin nivel është duke u trajtuar. Pra kërkohet informacion, është në fazë miratimi, por ankesa gjithashtu do ketë mundësi që të trakohet edhe në nivel institucioni.

Pra, në qoftë se qytetari bën një ankesë dhe për trajtimin e kësaj ankese janë të përfshirë më shumë se një institucion, qytetari do ketë mundësi të shikojë se në secilin institucion, në çfarë statusi e ka, deri në përgjigjen finale që do marri në përfundim. Dhe ky është komplet një proces që menaxhohet dhe i trakueshëm (gjurmueshëm) në secilin institucion. E njëjta gjë edhe për shërbimet. Çdo shërbim në “e-Albania”, nuk është më vetëm një numër gjurmimi, por shikohen të gjitha hapat e ndërmjetëm, se ku ka ngecur shërbimi deri në finalen e tij”, tha ai.

Kryeministri Rama e cilësoi këtë sistem si një instrument për të luftuar vonesat dhe burokracinë në administratë, duke theksuar se teknologjia do t’i japë më shumë kontroll qytetarit mbi kërkesat e tij dhe do të rrisë përgjegjësinë e institucioneve.

“Ky është mjeti që na jep në dispozicion teknologjia për të adresuar atë hallin e përgjithshëm të njerëzve që “administrata, administrata, arroganca, mungesa e përgjigjes”. Me këtë mjet edhe qytetari fuqizohet, duke pasur në kontroll ankesën apo kërkesën e tij, por edhe administrata vendoset “me shpatulla për muri”, në të gjitha ato raste kur nuk është përgjigjur në kohë dhe kur ankesa apo kërkesa e qytetarit ka humbur në atë oqeanin e burokracisë”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…