Kapllani: “Pasqyrë Albania”, komunikim i drejtpërdrejtë i qytetarëve me institucionet

Platforma e re digjitale “Pasqyrë Albania” do të përmbledhë në një hapësirë të vetme institucionet shtetërore, faqet e tyre zyrtare dhe shërbimet e ofruara për qytetarët, duke synuar të lehtësojë aksesin në informacion dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me administratën.


Platforma e re digjitale “Pasqyrë Albania” do të përmbledhë në një hapësirë të vetme institucionet shtetërore, faqet e tyre zyrtare dhe shërbimet e ofruara për qytetarët, duke synuar të lehtësojë aksesin në informacion dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me administratën.

Gjatë prezantimit të platformës nga kryeministri Edi Rama, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit Igli Tafa dhe eksperti i AKSHI-t, Saimir Kapllani, shpjegoi se në të do të pasqyrohen faqet e internetit të të gjitha ministrive dhe institucioneve të linjës, përmes të cilave qytetarët do të mund të kontaktojnë drejtpërdrejt institucionin përkatës dhe të informohen për çështjet që u interesojnë.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “Pasqyrë Albania” një inovacion që përmbledh të gjithë administratën shtetërore në një hapësirë të vetme digjitale.

“Dhe mjafton një klik për të shkuar tek dritarja apo për të trokitur tek dera që ke interes. Kjo pasqyrë e bën shumë më të thjeshtë dhe e bën shumë më të drejtpërdrejtë marrëdhënien e qytetarit me administratën dhe ndërkohë siç thashë e ekspozon tërësisht administratën, karshi sfidës sonë të përbashkët, timen dhe tuajën, për të pasur një administratë në dispozicion, në kohë sipas afateve të ligjit dhe me transparencë të plotë”, tha Rama.

Sipas tij, platforma synon ta bëjë më të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë marrëdhënien e qytetarëve me administratën, duke rritur njëkohësisht transparencën dhe përgjegjshmërinë institucionale për respektimin e afateve ligjore në trajtimin e kërkesave.

Kapllani bëri të ditur se platforma nuk do të jetë e aksesueshme vetëm përmes internetit, por do të mund të instalohet edhe si aplikacion në pajisjet me sistemet Android dhe iOS, si dhe në desktop. Brenda saj do të jetë e integruar edhe platforma “e-Albania”.

Një tjetër funksionalitet që pritet të shtohet në ditët në vijim është krijimi i një dritareje komunikimi të drejtpërdrejtë mes qytetarëve dhe institucioneve. Sipas Kapllanit, ky komunikim nuk do të kufizohet vetëm te ndërveprimi me chatbot-in, por do të mundësojë kontaktin me një punonjës të përcaktuar nga institucioni përkatës, i cili do të jetë përgjegjës për kthimin e përgjigjeve në kohë reale.

Si shembull, ai përmendi rastin e një pensionisti që kërkon informacion nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH), i cili do të mund të komunikojë drejtpërdrejt me institucionin dhe të marrë përgjigje për kërkesën e tij. Ky mekanizëm, sipas Kapllanit, do të mundësojë edhe gjurmimin e kërkesave dhe identifikimin e nevojave të qytetarëve përpara se ato të shndërrohen në ankesa.

Kryeministri Rama u ndal edhe te përdorimi i inteligjencës artificiale në këtë sistem, duke argumentuar se ndërveprimet e krijuara me institucionet do të shërbejnë për trajnimin e agjentëve të inteligjencës artificiale, të cilët në një fazë të mëvonshme do të mund t’i kryejnë këto procese me më pak ndërhyrje njerëzore.

“E në ndërkohë, kjo do trajnojë agjentët e inteligjencës artificiale, të cilët pastaj do t’i bëjnë këto ndërveprime pa pasur nevojë fare për njeriun mbrapa dhe gjithë sistemi do të jetë një sistem që do të funksionojë mbas një periudhe kohe, natyrisht sepse kërkohet një stërvitje, kërkohet një kohë, do të funksionojë me shumë më tepër shpejtësi, sepse do të jetë një sistem i harmonizuar tërësisht nga superinteligjenca, pra nga inteligjenca artificiale që tanimë ka filluar të hyjë në një fazë të re që quhet super inteligjenca. Kështu që, më e mira është e gjitha përpara dhe të gjithë së bashku ndihmojmë njëri-tjetrin”, vijoi Rama.

Në përfundim, Rama tha se “Pasqyrë Albania” është një prej rezultateve të reflektimit mbi “protestën e flamingove”, zhvilluar në fillim të qershorit.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…