Carney: Kanadaja synon të bëhet anëtarja e parë e asociuar e BE-së deri në qershor 2027

Kryeministri kanadez, Mark Carney deklaroi se synon të përfundojë deri në qershor 2027 negociatat për krijimin e një marrëdhënieje të re mes Kanadasë dhe Bashkimit Evropian


Kryeministri kanadez, Mark Carney deklaroi se synon të përfundojë deri në qershor 2027 negociatat për krijimin e një marrëdhënieje të re mes Kanadasë dhe Bashkimit Evropian, e cila do t’i mundësonte vendit të bëhej anëtari i parë i asociuar i bllokut, raportoi “Reuters”.

Deklarata e tij erdhi në përfundim të samitit dyditor mes Kanadasë dhe BE-së në Montreal, ku Carney u takua me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidentin e Këshillit Evropian, António Costa.

“Ne po punojmë për partneritetin më të ngushtë të mundshëm, pa arritur deri në anëtarësimin e plotë, me Kanadanë si anëtaren e parë të asociuar të Bashkimit Evropian”, deklaroi Carney.

Ai theksoi se gjatë muajve të ardhshëm palët do të përcaktojnë përmbajtjen dhe fushat konkrete të këtij bashkëpunimi.

Ideja për statusin e anëtarit të asociuar, ishte propozuar më herët nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Megjithatë, propozimi ka hasur kundërshtime nga disa vende anëtare, veçanërisht Gjermania, e cila ka vënë në pikëpyetje përdorimin e këtij termi, pasi një status i tillë nuk parashikohet në traktatet e BE-së.

Në deklaratën e përbashkët të publikuar pas samitit, udhëheqësit nuk përmendën shprehimisht anëtarësimin e asociuar, por ranë dakord të përcaktojnë një marrëdhënie edhe më të ngushtë mes dy palëve deri në samitin e ardhshëm, në vitin 2027.

Gjatë takimit, Kanadaja dhe BE-ja njoftuan gjithashtu krijimin e nismës “Aleanca për të Ardhmen”, e cila synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik, tregtar, teknologjik dhe të sigurisë.

Palët përfunduan negociatat për një marrëveshje të re për tregtinë digjitale, e cila synon të lehtësojë veprimtarinë e kompanive dhe shkëmbimin e të dhënave mes dy tregjeve.

Ato ranë dakord gjithashtu të nxisin investimet evropiane në sektorin kanadez të mineraleve kritike, të rëndësishme për prodhimin e automjeteve elektrike dhe industrinë e mbrojtjes.

Bashkëpunimi do të shtrihet edhe në inteligjencën artificiale, superkompjuterët, energjinë, sigurinë kibernetike, mbrojtjen dhe sigurinë në Arktik.

Kanadaja dhe BE-ja do të shqyrtojnë gjithashtu mundësinë e eksporteve të gazit natyror të lëngshëm kanadez drejt Evropës.

Një tjetër fushë e bashkëpunimit do të jetë arsimi, përmes zgjerimit të pjesëmarrjes së Kanadasë në programin evropian të shkëmbimit të studentëve “Erasmus+”.

Afrimi me Evropën është pjesë e strategjisë së Carney, për të ulur varësinë ekonomike të Kanadasë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat përbënin 71,7% të eksporteve kanadeze të mallrave në vitin 2025.

Kryeministri kanadez synon të dyfishojë eksportet drejt tregjeve të tjera gjatë dekadës së ardhshme, ndërsa tensionet tregtare dhe kërcënimet me tarifa nga presidenti amerikan Donald Trump kanë nxitur Otavën të kërkojë partnerë të rinj ekonomikë.

Carney pritet të marrë pjesë në takimin e udhëheqësve evropianë në qershor 2027, ku synon të përfundojë negociatat për marrëdhënien e re me BE-në.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi

Konsolidimi i sektorit të turizmit me synimin për të kaluar nga një turizëm sezonal në një ofertë turistike gjithëvjetore mbetet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi

Konsolidimi i sektorit të turizmit me synimin për të kaluar nga një turizëm sezonal në një ofertë turistike gjithëvjetore mbetet…