Ambasadorja e BE-së: Dhuna në protesta e papranueshme, shqetësimet e qytetarëve adresohen përmes institucioneve

Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa dënoi sot dhunën në protesta, ndërsa deklaroi se pakënaqësitë e qytetarëve duhet të trajtohen brenda institucioneve demokratike.


Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa dënoi sot dhunën në protesta, ndërsa deklaroi se pakënaqësitë e qytetarëve duhet të trajtohen brenda institucioneve demokratike.

E pranishme në takimin e IV të Komitetit të Përbashkët Konsultativ BE–Shqipëri që u zhvillua në Elbasan, De Sousa u shpreh se dhuna nuk duhet të ndodhë në shtetet demokratike

“Dhuna nuk duhet të ndodhë në shtetet demokratike. Kjo nuk duhet të ndodhë në vende ku mbrojmë demokracinë tonë. Nuk duhet të ketë dhunë në rrugë. Pakënaqësitë e qytetarëve duhet të trajtohen dhe është e domosdoshme të trajtohen brenda institucioneve demokratike, të cilat, nga ana e tyre, kanë detyrën, kapacitetin dhe duhet të dëshmojnë se janë në gjendje t’u përgjigjen këtyre pakënaqësive”, u shpreh ambasadorja e BE-së.

Në këtë drejtim ajo theksoi rëndësinë e forcimit të kapaciteteve të institucioneve demokratike që t’u përgjigjen këtyre pakënaqësive, në mënyrë që situata të mos përshkallëzohet në dhunë në rrugë.

“Kemi mjaft punë për të bërë të gjithë politikanët, nëpunësit civilë dhe qytetarët në përgjithësi për të forcuar kapacitetin e institucioneve demokratike që t’u përgjigjen këtyre pakënaqësive, në mënyrë që situata të mos përshkallëzohet në dhunë në rrugë. Gjithashtu, duhet të angazhohemi me të rinjtë, me shoqërinë civile, me të gjithë, për t’i përfshirë dhe për t’u shpjeguar rregullat e lojës së demokracisë”, u shpreh ajo.

Ambasadorja e BE-së theksoi se dialogu dhe funksionimi i institucioneve janë thelbësore për një demokraci të qëndrueshme.

“Ka vende të përshtatshme për të luftuar për atë që besojmë, ose për atë që qytetarët besojnë se është mënyra më e mirë për t’u dhënë përgjigje shqetësimeve të tyre. Dhe kjo, edhe një herë, duhet të bëhet përmes institucioneve. Këtu, bashkitë dhe autoritetet vendore luajnë gjithashtu një rol të madh”, tha ajo.

Elbasani mirëpriti Takimin e IV të Komitetit të Përbashkët Konsultativ BE–Shqipëri, një forum dialogu mes përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe pushtetit vendor, ku në fokus ishte roli i qeverisjes vendore në procesin e integrimit evropian.

Në takim morën pjesë ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, bashkëkryetari i Komitetit, Antonio Mazzeo, kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe evropiane.

Burimi ATSH

Begaj dekreton 9 majin 2027 për zgjedhjet vendore

Presidenti Bajram Begaj dekretoi datën 9 maj 2027 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj dekreton 9 majin 2027 për zgjedhjet vendore

Presidenti Bajram Begaj dekretoi datën 9 maj 2027 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.