
Ndryshimet kryesore në Paketën Fiskale 2027 nga rritja e tatimit mbi dividendin te akciza e duhanit
Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi sot në Komisionin e Ekonomisë ndryshimet në Paketën Fiskale 2027 e konceptuar mbi tre parime kryesore, rishpërndarje të të ardhurave, forcimi i drejtësisë fiskale dhe përmirësimi i efikasitetit të sistemit tatimor.

Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi sot në Komisionin e Ekonomisë ndryshimet në Paketën Fiskale 2027 e konceptuar mbi tre parime kryesore, rishpërndarje të të ardhurave, forcimi i drejtësisë fiskale dhe përmirësimi i efikasitetit të sistemit tatimor.
Malaj bëri me dije se “janë propozuar ndryshime në tatimin mbi dividendin, tatimin mbi të ardhurat personale, TVSH-në, vijimin e kalendarit të harmonizimit të akcizave me kërkesë të BE, si dhe zhvendosjen e takës së qarkullimit nga karburanti te taksat vjetore të mjeteve”
Sipas tij, këto masa synojnë të sigurojnë një sistem fiskal më të drejtë, të kufizojnë hapësirat për shmangien fiskale, si dhe të garantojnë të ardhura të qëndrueshme për financimin e politikave publike dhe investimeve prioritare.
Kreu i financave publike sqaroi se ndryshimet kryesore në Paketën Fiskale për vitin e ardhshëm përfshijnë “rritjen e normës së tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, rishikimin e strukturës progresive të tatimit mbi të ardhurat nga punësimi, duke lehtësuar shtresën e mesme dhe duke forcuar progresivitetin për të ardhurat më të larta si dhe uljen e pragut të regjistrimit në TVSH nga 10 milionë lekë në 5 milionë lekë”.
Gjithashtu, Malaj tha se pjesë e ndryshimeve në këtë Paketë është edhe rritja e normës standarde të TVSH-së nga 20% në 21%, aplikimi i normës së reduktuar 6% për 54 produkte të shportës bazë, zhvendosja e taksës së qarkullimit nga karburantet tek taksa vjetore e automjetit dhe vijimi i kalendarit të rritjes së akcizave për produktet e duhanit dhe përafrimin me direktivat e Bashkimit Europian.
Burimi ATSH

















