Hoxha: Paketa ligjore kundër dhunës synon mbrojtjen e rendit publik, të miturve u ofrohet ndihmë juridike falas

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Elona Hoxha sqaroi sot ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria për të parandaluar aktet e dhunës gjatë protestave, dëmtimin e pronës dhe cenimin e rendit publik.


Zëvendësministrja e Drejtësisë, Elona Hoxha sqaroi sot ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria për të parandaluar aktet e dhunës gjatë protestave, dëmtimin e pronës dhe cenimin e rendit publik.

Në një intervistë për Vizion Plus, Hoxha bëri të ditur se paketa përbëhet nga gjashtë instrumente ligjore, të cilat synojnë të forcojnë mbrojtjen e qytetarëve dhe institucioneve, duke garantuar njëkohësisht të drejtën për protestë paqësore.

Sipas saj, masat e propozuara përfshijnë ndëshkimin e dhunës gjatë tubimeve, mbajtjen e armëve dhe sendeve të rrezikshme, si dhe fshehjen e fytyrës në rastet kur ka dhunë ose rrezik konkret për dhunë.

“Paketa, e propozuar nga kryeministri Rama dje, synon të forcojë mbrojtjen e rendit publik, të qytetarëve dhe të pronës, duke parashikuar masa të qarta kundër dhunës në tubime, nxitjes së dhunës në rrjetet sociale, kanosjes dhe përndjekjes online, si dhe përdorimit abuziv të inteligjencës artificiale për dëmtimin e individëve. Kjo paketë përbëhet nga gjashtë instrumente ligjore dhe mbështetet në një parim shumë të rëndësishëm: protesta paqësore mbrohet, mirëpo dhuna ndëshkohet dhe dëmi paguhet nga shkaktari. Ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, sikurse e thashë, përfshijnë një sërë masash si: dhuna gjatë tubimeve, ndëshkohet penalisht personi që vazhdon të qëndrojë në tubim pas paralajmërimit të policisë, duke qenë në dijeni se po ushtrohet dhunë ose po dëmtohet prona. Dënohet gjithashtu mbajtja e armëve dhe sendeve të rrezikshme, personat që kapen me armë apo sende të tjera të rrezikshme gjatë tubimeve dënohen deri në dy vjet burg. Fshehja e fytyrës gjatë tubimeve, ndërkohë kur ka dhunë ose rrezik konkret për dhunë, dënohet me gjobë ose deri në gjashtë muaj burg.

Në këto raste përjashtohen rastet për arsye shëndetësore, fetare ose profesionale, si dhe personat që zbulojnë fytyrën pas urdhrit të policisë. Pra, janë një sërë ndërhyrjesh në Kodin Penal, të cilat kanë si qëllim të garantojnë një ekuilibër mes mbrojtjes së rendit publik dhe respektimit të të drejtave themelore, duke siguruar kështu që protesta të jetë paqësore dhe patjetër ajo është një e drejtë e patjetërsueshme, por nga ana tjetër edhe çdo formë dhune duhet të marrë përgjigjen e duhur ligjore”, tha ajo.

Ajo u ndal edhe te mbrojtja e të miturve të shoqëruar në komisariate, duke theksuar se interesi më i lartë i fëmijës duhet të garantohet në çdo rrethanë, në përputhje me Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur.

Ajo nënvizoi se mbrojtja e tyre kërkon bashkëpunimin e disa institucioneve, përfshirë ministritë e Drejtësisë, të Arsimit, të Shëndetësisë dhe të Brendshme, si dhe strukturat e pushtetit vendor.

Hoxha u shpreh se fëmijët nuk duhet të ekspozohen ndaj përplasjeve të dhunshme dhe as të përdoren si instrumente të konfliktit politik.

Sipas saj, familja, shkolla dhe institucionet kanë përgjegjësinë të garantojnë mirëqenien dhe sigurinë e tyre.

“Patjetër që mbrojtja e të miturve është e panegociueshme edhe në situata të tensionuara të rendit publik si këto që po kalojmë ditët e fundit. Tashmë ne kemi një kuadër ligjor të posaçëm për këtë çështje, siç është Kodi i Drejtësisë Penale për Të Mitur, një kod i cili mbështetet tek parimi i interesit më të lartë të fëmijës. Dua të sqaroj se nga ana tjetër të miturit në konflikt me ligjin janë edhe kategori përfituese e ndihmës juridike të garantuar nga shteti. Ministria e Drejtësisë e garanton këtë nëpërmjet Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas, e cila ka një rol në organizimin dhe administrimin e këtij shërbimi. Mirëpo duhet të kuptojmë që mbrojtja e të miturve nuk mund të jetë përgjegjësi e një institucioni të vetëm. Mbrojtja e të miturve kërkon bashkërendim ndërmjet disa institucioneve, siç është Ministria e Drejtësisë, ajo e Arsimit, e Shëndetësisë, Ministria e Brendshme, por edhe strukturat e pushtetit vendor.

Nga ana tjetër, ne si Ministri Drejtësie, nëpërmjet Qendrës së Parandalimit të Krimit te Të Miturit dhe Të Rinjtë, luajmë një rol të jashtëzakonshëm në ndërgjegjësimin e të rinjve për pasojat e veprave penale, por jo vetëm te të rinjtë, por ne informojmë dhe ndërgjegjësojmë edhe stafet pedagogjike, edhe grupet e prindërve, por edhe punonjësit për mbrojtjen e fëmijëve në njësitë e pushtetit vendor, pra nëpër bashki. Aktualisht kemi të hartuar një plan të përbashkët pune me Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Shëndetësisë me qëllim që të informojmë të gjitha grupet e interesit për përgjegjësinë dhe mbrojtjen e fëmijëve. Duhet të kuptojmë që e drejta për të protestuar është legjitime, por në asnjë mënyrë përdorimi i fëmijëve për arsye që nuk lidhen me protestën apo me format paqësore të protestës nuk duhet të lejohet. Fëmijët dhe të miturit e kanë vendin në shkollë, ndaj ata nuk duhet të ekspozohen ndaj përplasjeve të dhunës apo të përdoren si instrumente të konfliktit politik, dhe i takon familjes, shkollës dhe institucioneve që të punojnë dhe të sigurojnë mirëqenien dhe mbrojtjen e tyre”, tha ajo.

Hoxha bëri të ditur se Ministria e Drejtësisë ka vënë në dispozicion të komisariateve dhe gjykatave një listë avokatësh të angazhuar për të ofruar mbështetje juridike për të miturit dhe studentët.

Gjithashtu, qytetarët që nuk kanë mundësi financiare për të përballuar shërbimin ligjor mund të kërkojnë këshillim juridik falas në numrin 0800 10 10.

Hoxha sqaroi se Ministria e Drejtësisë nuk ndërhyn në vlerësimin e vendimeve të prokurorisë dhe gjykatave, por ka si detyrë të sigurojë aksesin e qytetarëve në drejtësi dhe informimin e tyre mbi të drejtat ligjore.

Në përfundim, zëvendësministrja nënvizoi se e drejta për të protestuar mbetet legjitime, ndërsa çdo akt dhune duhet të trajtohet sipas ligjit, duke garantuar njëkohësisht mbrojtjen e qytetarëve dhe të drejtave të tyre themelore.

“Çdo person duhet të informohet për të drejtat e tij dhe të ketë mundësi të përfitojë nga mbrojtja ligjore që parashikon ligji. Nga ana tjetër, kemi vendosur në dispozicion të komisariateve të policisë dhe të gjykatës një listë me të gjithë avokatët e angazhuar për të ofruar mbështetje ligjore për të miturit dhe studentët, dhe madje çdo qytetar mund të aksesojë nëpërmjet telefonit falas 0800 10 10 në rast se ata nuk kanë mundësi financiare dhe dëshirojnë të marrin këshillim ligjor falas”, tha ajo.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Paketa ligjore kundër dhunës synon mbrojtjen e rendit publik, të miturve u ofrohet ndihmë juridike falas

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Elona Hoxha sqaroi sot ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria për të parandaluar aktet e dhunës gjatë…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Paketa ligjore kundër dhunës synon mbrojtjen e rendit publik, të miturve u ofrohet ndihmë juridike falas

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Elona Hoxha sqaroi sot ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria për të parandaluar aktet e dhunës gjatë…